Flash

Shiste fishekzjarre kontrabandë, procedohet penalisht pronarja në Korçë

Lapsi.al 18 December 2024
Shiste fishekzjarre kontrabandë, procedohet penalisht pronarja në

Policia e Korçës ka proceduar penalisht një 40-vjeçare me inicialet A. F., pronare e subjektit ku shiteshin lëndë piroteknike të kontrabanduara. Autoritetet sekuestruan lëndët piroteknike, si fishekzjarrë dhe kapsolla.

Njoftimi i policisë:

Nga kontrollet e shtuara në subjekte të ndryshme, Policia konstaton një subjekt ku shiteshin lëndë piroteknike të kontrabanduara. Sekuestrohen dhjetëra fishekzjarrë dhe kapsolla. Procedohet penalisht pronarja e subjektit.

Në vijim të kontrolleve që ushtrojnë në subjekte të ndryshme, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme, shërbimet e Policisë të DVP Korçë kanë konstatuar se në një subjekt në lagjen nr.8, shiteshin lëndë piroteknike. Nga verifikimet e kryera më tej rezultoi se lëndët piroteknike ishin të kontrabanduara dhe se fshiheshin të ardhurat e përfituara nga aktiviteti në këtë subjekt.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronaren e subjektit, shtetasen A. F., 40 vjeçe, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe "Fshehja e të ardhurave". Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Përfshihet nga zjarri një banesë në Maliq

Një banesë në fshatin Volçisht në Maliq është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike. Në momentin...

09:32

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI