Flash

Mbetet në fuqi dënimi ndaj ish-presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy

Lapsi.al 18 December 2024
Mbetet në fuqi dënimi ndaj ish-presidentit të Francës,

Gjykata më e lartë e Francës la në fuqi një dënim për korrupsion ndaj ish-presidentit Nicolas Sarkozy, duke rrëzuar kërkesën e tij. Vendimi do të thotë se Sarkozy, i cili qëndroi në pushtet nga viti 2007 deri në 2012-ën duhet tani të mbajë një byzylyk monitorimi elektronik edhe për 1 vit.

Sarkozy, 69 vjeç, reagoi pas vendimit duke thënë se nuk ishte i përgatitur të pranonte "padrejtësi të rënda" dhe do t'i drejtohej Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për të rrëzuar vendimin. Ai fillimisht u dënua me 3 vjet burg në vitin 2021, por dy nga këto vite u pezulluan dhe i treti u konvertua në monitorim elektronik në vend të burgut.

Sarkozy u dënua për përpjekjet për të korruptuar një gjyqtar në vitin 2014, pasi kishte lënë detyrën, duke i sugjeruar se mund t’i siguronte një punë prestigjioze në këmbim të informacionit për një çështje të veçantë.

Në vendimin e vitit 2021, gjyqtarja Christine Mée u shpreh se politikani konservator "e dinte se çfarë po bënte ishte e gabuar", duke shtuar se veprimet e tij dhe ato të avokatit të tij i kishin dhënë publikut "një imazh shumë të keq të drejtësisë". Akuzat ndaj tij ishin shpërdorim ndikimi dhe shkelje e sekretit profesional.

LEXO EDHE: Kujtimet e Sarkozy: Unë dhe Merkel detyruam Berluskonin të dorëhiqej

Duke folur pas vendimit, avokati i Sarkozy, Patrice Spinosi, tha se klienti i tij do të respektonte kushtet e dënimit. Sarkozy tani ka ezauruar të gjitha opsionet e tij ligjore në Francë dhe padia në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut nuk do të vonojë zbatimin e vendimit.

Dënimi i vitit 2021 ishte një pikë referimi ligjore për Francën e pasluftës. I vetmi precedent ishte gjyqi i paraardhësit të Sarkozy-t, Zhak Shirak, i cili u dënua me dy vjet me kusht në vitin 2011, pasi u kishte rregulluar punë false në bashkinë e Parisit aleatëve, kur ishte kryebashkiak i Parisit. Shirak vdiq në vitin 2019. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Forcat ruse largohen nga vendlindja e Assadit

Mes njoftimeve kundërthënëse mbi të ardhmen e Rusisë në Siri, mjetet ushtarake ruse kanë filluar të largohen nga province Lakatia, vendilindja e diktatorit të r...

17:25

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI