Flash

Forcat ruse largohen nga vendlindja e Assadit

Lapsi.al 18 December 2024
Forcat ruse largohen nga vendlindja e Assadit

Mes njoftimeve kundërthënëse mbi të ardhmen e Rusisë në Siri, mjetet ushtarake ruse kanë filluar të largohen nga province Lakatia, vendilindja e diktatorit të rënë Bashar al-Assad dhe të atit të tij Hafez al-Assad, i cilësuar atje si “udhëheqësi i pavdekshëm”. Korrespodentja e Zërit të Amerikës Heather Murdock, njofton nga Latakia në Siri.

Automjete të rënda të ushtrisë dhe avionë po largohen nga baza ushtarake ruse në provincën Lakatia në Siri.

Në raportimet mediatike dhe në komunikimet në rrugët e qytetit ka të dhëna kontradiktore, se ku po shkojnë këto mjete.

Disa thonë se po largohen nga Siria. Disa të tjerë thonë se jo.

Në një lagje aty pranë, ka ende dyqane me tabela në rusisht, kryesisht për të plotësuar nevojat që mund të kenë ushtarët. Disa vendas i thane Zërit të Amerikës se druhen se grupet e pakicave në Siri do të jenë në rrezik pa mbrojtjen nga Rusia, pas rënies së regjimit të Bashar al-Asadit.

Të tjerë thonë se lëvizja e rusëve është një sinjal se lufta po mbaron.

Ushtarë nga grupi Hayat Tahrir al-Sham, grupi rebel që e shtriu me shpejtësi aktivitetin në githë Sirinë pas rënies së regjimit, thonë se, kjo është një arsye për të festuar. “Ka shumë gëzim. Dhe kur ata të largohen, unë do të jem edhe më i lumtur”, shprehet ai.

Në anën tjetër të Latakias, provincës që është vendlindja e familjes Assad, në këtë tabelë shkruhet: "Varri i Hafez al-Assad, udhëheqësit të pavdekshëm".

Hafezi ishte i ati i Bashar al-Assadit që gjithashtu kujtohet si një diktator i egër.

Edhe në këtë zonë pro-Asadit, në mbishkrimet në mur bëhet thirrje për hakmarrje për vdekjen e viktimave të panumërta në burgjet e Asadit, ku të burgosurit u torturuan dhe u vranë. Zëri i Amerikës u takua me familje nga pjesë të tjera të Sirisë, të cilët po kërkojnë trupat e të dashurve të tyre.

“Janë arrestuar kaq shumë njerëz sa që nuk mund t'i numërojmë. Ne po kërkojmë të dashurit tanë më të afërt, xhaxhallarët dhe vëllezërit. Nuk ka familje që nuk i mungojnë dy ose tre pjesëtarë”, thotë Ahmed Maarowi, i afërm i një të burgosuri të zhdukur

Rusia ishte një aleate e ngushtë e qeverisë së Asadit, e cila në vitin 2015 u përfshi në Luftën Civile të Sirisë, për të mbrojtur regjimin.

Në pjesë të tjera të Sirisë, vendasit thonë se bombat ruse ishin përgjegjëse për vdekjen dhe shkatërrimin.

Por në Latakia, ku shumë njerëz druhen se do të shihen padrejtësisht si të lidhur me regjimin e rënë kur të formohet qeveria e re, disa banorë janë të shqetësuar se çfarë do të bëhet me ta nëse rusët, që i cilësojnë miq të tyre, do të largohen nga vendi./VOA

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI