Flash

Dhunoi me sende të forta bashkëshorten, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Lapsi.al 18 December 2024
Dhunoi me sende të forta bashkëshorten, arrestohet 29-vjeçari

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 29-vjeçar shqiptar. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij. Shqiptari mësohet se ka goditur bashkëshorten me sende të forta në këmbë dhe në pjesën e pasme të kokës. Ngjarja ka ndodhur në prani të fëmijës së tyre 1-vjeçar.

Më tej bëhet me dije se fqinjët kanë denoncuar rastin pasi kanë dëgjuar britmat nga banesa e familjes shqiptare. I riu është kapur në flagrancë nga policia, ndërsa gruaja ishte me foshnjën në krahë. Ajo është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 29-vjeçari u transferua në burgun e qytetit.

Të këshilluara

Përfshihet nga zjarri një banesë në Maliq

Një banesë në fshatin Volçisht në Maliq është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike. Në momentin...

09:32

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI