Flash

Mblidhet Gjykata Kushtetuese për mandatit e kryetares Holta Zaçaj

Lapsi.al 17 December 2024
Mblidhet Gjykata Kushtetuese për mandatit e kryetares Holta Zaçaj

Zhvillohet këtë të martë mbledhja e gjyqtarëve të Kushtetueses për të vendosur mbi mandatin e kryetares Holta Zaçaj. Një ditë më parë, gjyqtarët nuk arritën në një vendim nëse Zaçajt i mbaron mandati më 10 mars apo në fund të vitit tjetër, siç ajo ka pretenduar.

Gjyqtarët kushtetues shqyrtuan të hënën dokumentacionin e marrë nga Gjykata e Lartë, kur ky institucion hapi dhe zgjodhi Zaçajn për mandatin e pjesshëm në janar të 2023 dhe vendimin e së mërkurës së kaluar, për të nisur procedurat për gjyqtarin e ri.

“Një ditë më parë u zhvillua një seancë pa pjesëmarrjen e zonjës Zaçaj dhe dje u vendos që të shtyhet për sot e të jepet mundësi për një opinion mbi dokumentet në lidhje me hapjen e procedurës për një mandat të pjesshëm dhe procedurat aktuale. Pritet të shihet nëse do të ketë vendimmarrje. Trupa e gjyqtarëve do të vendosë nëse ky mandat përfundon me 10 mars, apo në fund të vitit tjetër, siç pretendon Zaçaj“.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI