Flash

Rama për hapjen e grup-kapitujve: Ky proces ndihmon vendin të transformohet

Lapsi.al 17 December 2024
Rama për hapjen e grup-kapitujve: Ky proces ndihmon vendin të

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Konferencën e Tretë Ndërqeveritare me BE-në, tha se Shqipëria dëshiron të “martohet” me Bashkimin Europian.

Rama në fjalën e tij deklaroi se shqiptarët janë adhurues të BE-së, pasi të ardhmen e tyre e shohin në Bashkimin Europian. Sipas Ramës, hapja e grup-kapitujve ndihmon Shqipërinë të transformohet dhe ligji të sundojë. Kreu i qeverisë citoi edhe poetin e Rilindjes Kombëtare Shqiptare Naim Frashëri, që thotë se “dielli lind nga perëndon”.

Kryeministri Edi Rama: Nuk ka kapitull që të jetë i lehtë me BE-në. Duhet të bashkëpunojmë ngushtë dhe nëpërmjet dialogut e mirëkuptimit, ne presim që të hapim grup-kapitujt. E vlerësoj shumë këtë proces, sepse ndihmon vendin që të transformohet dhe gjithë sistemi punon si garantues për sundimin e ligjit.

Shqipëria ka qenë gjithmonë në harmoni me politikat e BE-së, edhe vetë shqiptarët janë mbështetës për këtë lloj politikash. Ne si komb duam të martohemi me BE-në. Ne këtë po e presim me dekada e me shekuj. Nuk mund të shikojmë më pas. Poeti i Rilindjes sonë thotë se dielli lind aty ku perëndon, pra në perëndim.

Të këshilluara

Parashikimi/ Mot i kthjellët dhe i ftohtë

Ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin herë pas here kalime vr...

07:47

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI