Flash

Parashikimi/ Mot i kthjellët dhe i ftohtë

Lapsi.al 17 December 2024
Parashikimi/ Mot i kthjellët dhe i ftohtë

Ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin herë pas here kalime vranësirash të pakta nëpër të gjithë territorin, megjithatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes edhe në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -2°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 15°C vlera më e lartë e cila pritet në Vlorë dhe Sarandë. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht lindor duke krijuar në brigjet detare valëzim të ulët.

Kosova

Republika e Kosovës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të bëhen më të dukshme në të gjithe territorin e Kosovës, ku më të theksuara do të jenë në zonat veriperëndimore. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike në të gjithë Kosovën. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke u luhatur nga -3°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 8°C vlera më e lartë në Prizren e Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë paradite por deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale 38 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV përgjatë gjithë 24 orëshit do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta por orët e pasdites do të sjellin herë pas here vranësira të shpeshta por nuk priten reshje. Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës vranësirat të largohen nga i gjithë territori i MV. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat minimale, por rriten edhe maksimumet duke u luhatur nga -3°C vlera minimale në qytetin e Ohrit deri në 9°C vlera maksimale e cila do të shënohet sërish në Shkup. Ndërkohë era do të paraqitet e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht lindor.

Evropa

Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare përkatësisht në veri-verilindje të kontinentit Eeuropian me ndikim deri në qendër do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në Europën lindore dhe rajonin e Balltikut duke sjellë reshje të dendura dëbore. Po ashtu me vranësira, rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere do të ketë në Britaninë e madhe ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të paraqitet nën ndikimin e masave ajrore me origjinë kontinentale duke kushtëzuar, moti të kthjellët dhe temperatura të ulëta.

Të këshilluara

Detaje nga sherri i adoleshentëve në Fier

Detaje të reja janë bërë të njohura rreth konflikti mes adoleshentëve në gjimnazin “Mustafa Hoxha” në fshatin Cakran në Fier, ditën e premte më 13 dhjetor, ku m...

14:24

Minatorët protestë para Kryeministrisë

Paraditen e sotme para Kryeministrisë është zhvilluar protesta e radhës nga minatorët. Me pankarta në duar, ata janë shprehur se kërkesat e tyre janë të njëjta....

11:44

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI