Gazetarët Ola Xama, ka folur për hetimet ndaj personave të akuzuar për inceneratorin e Tiranës. Xama e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se nuk ka asnjë të akuzuar në nivelet e larta drejtuese të politikës në bashkinë e Tiranës dhe qeveri.
Më tej ajo tha se që prej fillimit të hetimit çështja e inceneratorit u nda në tre pjesë dhe për inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit janë duke u përmbyllur hetimet, ndërsa për Tiranën ka katër vite e gjysëm që hetimet vazhdojnë
"Që prej fillimit të hetimit çështja e inceneratorit u nda në tre pjesë dhe për inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit janë duke u përmbyllur hetimet, ndërsa për Tiranën ka katër vite e gjysëm që hetimet vazhdojnë. Kemi komunikim akuze për ish-deputetin Alqi Bllako, ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, kemi akuza për disa drejtues të bashkisë së Tiranës dhe në korrik SPAK veproi ndaj disa përfaqësuesve të medias dhe ndaj kompanisë Integrated Company BVSPV, por asgjë sa i takon nivele të larta drejtuese të politikës, qoftë në bashkinë e Tiranës, qoftë në Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë Mjedisit, apo në qeveri", tha Xama.