Flash

“Drug party”/ Në pranga 4 persona, sekuestrohen 300 tableta të dyshuara ekștazi

Lapsi.al 17 December 2024
“Drug party”/ Në pranga 4 persona, sekuestrohen 300 tableta

Policia në Tiranë, në kuadër të operacionit “Drug party” ka arrestuar katër shtetas. Efektivët në kryeqytet shprehen se janë sekuestruar 300 tableta të dyshuara narkotike ekstazi.

“Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Drug party”.

Arrestohen 4 shtetas. Sekuestrohen 300 tableta të dyshuara narkotike ekstazi (MDMA).

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Drug party”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit E. N., 18 vjeç, D. V., 18 vjeç, K. P., 19 vjeç, dhe M. Ç., 24 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, kanë lokalizuar në rrugën “Pjetër Bogdani”, shtetasit e larpërmendur dhe gjatë kontrollit fizik të tyre, iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 300 tableta të dyshuara narkotike e llojit ekstazi (MDMA).

Gjithashtu gjatë kontrollit të dyqanit të shtetasit E. N., në rrugën “Pjetër Bogdani”, u gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale, disa pajisje elektrike të cilat dyshohet se përdoren për kultivimin të lëndës narkotike kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Të këshilluara

Parashikimi/ Mot i kthjellët dhe i ftohtë

Ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin herë pas here kalime vr...

07:47

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI