Flash

Arsyeja/ Holanda bllokon rrugëtimin e Serbisë për në BE

Lapsi.al 17 December 2024
Arsyeja/ Holanda bllokon rrugëtimin e Serbisë për në BE

Holanda do të bllokojë rrugën e Serbisë në avancimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ka konfirmuar ministri i Jashtëm holandez Caspar Veldkamp. Ministri i thotë se Holanda beson se Serbia nuk është e gatshme për hapin e ardhshëm.

Veldkamp ka thënë para gazetarëve në Bruksel se Serbia nuk është e gatshme ende për hapin e ardhshëm dhe se ka ngecur në arritjen e progresit në fushën e sundimit të ligjit.

Të gjitha shtetet anëtare të BE-së duhet të japin dakordësinë për çdo fazë negociatash deri në pranimin e plotë. Serbia ka më shumë se dy dekada që kërkon pranimin në BE, por ka ngecur për shkak të refuzimit të njohjes së Kosovës.

Deri më tani, Serbia ka hapur 22 nga gjithsej 35 kapituj të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nga këto 22, Beogradi ka mbyllur përkohësisht 2. Negociatat janë praktikisht të ngrira prej tre vitesh, për shkak të mosvendosjes së sanksioneve kundër Rusisë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI