Flash

Rënia e butë e Erion Veliajt

Lapsi.al 17 December 2024
Rënia e butë e Erion Veliajt

Ndërkohë që karriera politike e Erion Veliajt po rrokulliset në mënyrë të pakthyeshme, duket sikur drejtësia po gjurmon një shteg të ngushtë, ku edhe nëse goditet personi, të lëndohet sa më pak partia dhe udhëheqësi që e lartësoi atë. Ky do të qe një konkluzion i shpejtë për këdo që ka lexuar vendimin e gjykatës, për kontrollin e banesës së kryebashkiakut dhe njërëzve të tij të afërm.

Vendimi i plotë/ Si u bind gjykata për kontrollin në shtëpinë e Erjon Veliajt

Efekti i asaj që po ndodh është krejt i ndryshëm nga realiteti. Po ta shohësh në sipërfaqe duket sikur u bë nami. Erion Veliaj është zyrtari më i lartë në detyrë deri tani, ndaj të cilit ushtrohet kontroll banese. Ai po hetohet për korrupsion. Bashkëshortes dhe vëllait të tij i’a kaluan në sitë shtëpitë dhe zyrat. Prokurorët dyshojnë se ai dha familjarët e vet kanë marrë privilegje nga një ish trafikant, i dënuar më parë në Belgjikë, në këmbim të favoreve që u ka bërë kryebashkiaku. Këto dyshime edhe gjykata i ka konsideruar të arsyeshme, për sa kohë e ka lejuar SPAK-un të ushtrojë bastisje dhe të sekuestrojë paisjet elektronike që i nevojiteshin. Pra, në pamje të parë, duket sikur ky mund të serviret si një rast tipik për të ilustruar tezën aq të përgojuar të "fundit të pandëshkueshmërisë".

Detajet/ Kush është personazhi për lidhjet me të cilin iu bë kontroll Veliajt

Për një kohë të gjatë Veliaj ka qenë njeriu më i rëndësishëm pas Ramës në PS, i etiketuar jo zyrtarisht si delfini i tij, i cili ka kryer të gjitha punët e pista të pushtetit, duke filluar nga rekrutimi i aktorëve protestues tek teatri, shuarja e revoltave tek unaza e re, apo 5 maji, deri tek kontrolli i rreptë i mediave të mëdha, duke përdorur edhe buxhetet faraonike që kontrollonin kompanitë e të vëllait. “Prekja” e tij, duket sikur e çon marrëdhënien mes dy pushteteve në një stad të ri, të patestuar më parë. Ajo i jep shanc, të gjithë idhtarëve të reformës në drejtësi, të çirren me gojën plot, se sitemi po funksionon dhe se nuk ka më të paprekshëm. Ndryshe nga një vit më parë, sot, askush nuk do të habitej nëse Veliaj do të kishte atë fat që nuk i urohet askujt.

Por, kam frikë se ky është vetëm një efekt iluziv, i kuruar shkëlqyshëm. I shikuar nga këndi i arritjes tek dikush që dukej deri dje sikur qëndronte mbi ligjin, kjo histori u jep të drejtë besimtarëve të punës së SPAK dhe GJKKO-së. Por, nga një optikë tjetër, gjërat nuk janë kaq rozë. Nëse çështjen e shtrojmë ndryshe, pra nëse pyesim se a përputhet kapja në falagrancë e Veliajt, për një korrupsion individual, me perceptimin publik për rolin që ai ka pasur tek inceneratori inekzistent i Tiranës, apo tek Firma 5D, që kishte shpërndarë metastazat në gjithë institucionin e drejtuar prej tij, përgjigjja do të jetë krejt e ndryshme.

E premtja e zezë e kontrollit/ Orët e fundit të Erion Veliajt

Natyrisht në këtë pikë, argumentat e atyre që justifikohen se drejtësia e ka të pamundur të vërtetojë me fakte perceptimet publike, se puna e saj është të gjurmojë provat dhe jo përshtypjet, se edhe Al Caponen e dënuan për fshehje taksash, kanë një bazë logjike. Por në rastin tonë tendenca për t’u marrrë me pesonin e korruptuar si alibi për të fshehur korruptimin e sistemit, po kthehet në praktikë pune. Sot për djegësit e Elbasanit, Fierit dhe atë të munguar të Tiranës drejtësia ka zbuluar vetëm disa hajdutë të vegjël, që duket sikur njollosën një punë të mirë. Për koncesionet në shëndetësi është përdorur e njëjta logjikë, aq sa edhe ish ministri u burgos për abuzim me fatura restoranti, për mos e çuar çështjen më lart.

Fabula po përsëritet edhe me Veliajn. Deri tani ai dyshohet si një keqbërës i rëndomtë, që ka përfituar nga një ish trafikant, të cilit i ka bërë favore përmes fuqisë së tij si kryebashkiak, por jo për sistemin e gllabërimit të fondeve nga drejtorët e institucionit, që përdoreshin më pas për të blerë zgjedhjet. As për milionat e inceneratorëve, që i kalonin deputetët nga opozita tek partia në pushtet dhe që shndërruan në leckë TV-të kombëtare.

Detajet/ Kush është personazhi për lidhjet me të cilin iu bë kontroll Veliajt

Të gjitha këto raste të bëjnë të dyshosh se drejtësia e re ka mandat të arrijë tek persona të ndëshkueshëm, por pa guxuar të prekë një sistem të pandëshkueshëm. Prandaj ajo merret me “krimet” personale të individit pa e parë atë si ingranazhin e një mekanizmi të programuar për të vjedhur. Kjo pamje e përgjithshme ngre pikpyetje edhe për rastin Veliaj. Mos kemi të bëjmë edhe këtu me një drejtësi me llogari? Me një pazar të negociuar? Me një rënie të butë, që edhe nëse përfundon aty ku s’thuhet, Erioni ta dëmtojë sa më pak partinë dhe shokët që do të vijojnë po njësoj misionin për të cilin u përdor ai?

Eshtë ende shpejt që këto dilema të marrin një përgjigje përfundimtare. Kjo ndoshta do të kërkojë kohë. Por deri tani shenjat janë që ish njeriu më i rëndësishëm pas Ramës në PS të paguajë individualisht dhe jo si anëtar e organizatës të cilës i shërbeu.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Kurthi ku na fton Veliaj

Që prej ditës kur disa hetues të BKH-së ia mësynë derës së shtëpisë së tij, Erion Veliaj po tenton të mbajë ndezur një sherr me kundërshtarët e vet politikë. Mb...

13:49

Ajo çka SPAK fsheh në dosjen e Elbasanit

Po të bëhet një llogaritje e pasqyrimit mediatik të  “goditjes spektakolare”, që SPAK ndërmori ndaj  bandës së Suel Çelës në Elbasan, vërehet me lehtësi një ano...

15:19

Pjellat zvarranike të reformës në drejtësi

Zakonisht regjimet autokratike mbështeten në dy grupime njerëzish: tek kamikazët, që janë gati të hidhen në zjarr për ti shërbyer dhe tek skuthët të cilët i për...

12:24

Kur Rama ankohet se fajin e ka Tik Toku

Kryeministri- artist shpalli sot përpara shqiptarëve dilemën e tij të madhe nëse duhet të vendosen filtra sigurie për rrjetet sociale apo duhet marrë një vendim...

15:29

Standarti i dyfishtë i seksizmit tonë

Para pak ditësh drejtuesja e komisionit hetimor të tenderit të sterilizimit, Albana Vokshi u vu në qendër të kritikës publike për trajtimin që i bëri ish – mini...

12:55

Fitorja e Trump, një kthim në normalitet?

Çfarë nënkupton zgjedhja triumfale e Donald Trump, fillimisht për Amerikën dhe pastaj për botën? Është ende shumë herët për të kuptuar plotësisht të gjitha p...

11:31

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI