Flash

Turizmi ndihmon konsumin, rritje me 6,4% në 3-mujorin e tretë

Lapsi.al 16 December 2024
Turizmi ndihmon konsumin, rritje me 6,4% në 3-mujorin e tretë

Në kushtet e tkurrjes së prodhimit në disa sektorë dhe reduktimit të popullsisë nga emigrimi, ardhja e turistëve të huaj ka ndihmuar konsumin. Sipas të dhënave të INSTAT indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë arriti 129,0, duke shënuar një rritje 6,4%, krahasuar me tremujorin e tretë 2023. Ky tregues i përshtatur sezonalisht është rritur 1,9%, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e tretë 2024 është rritur me 5,6%, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2023. Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur 5,3%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2023.

Volumi i shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 5,7%, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës. Në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve është rritur me 9,9%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2023.

Në ndryshimin vjetor prej +6,4%, në tremujorin e tretë 2024 ndaj tremujorit të tretë 2023, në tregtinë me pakicë, grupet kanë kontribuar janë “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” me +2,1 pikë përqindje.

Grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” ka kontribuar me +1,7 pikë përqindje dhe grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” me +2,6 pikë përqindje.

Në tremujorin e tretë 2024, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara”, është rritur me 0,5%, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, ka pësuar rritje me 0,9%, krahasuar me tremujorin paraardhës. Volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në tregtinë me pakicë, për grupin “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është ulur me 0,3%, kundrejt tremujorit të mëparshëm. Në grupin “Tregti me pakicë hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve, i përshtatur sezonalisht është rritur me 4,7%, kundrejt tremujorit të mëparshëm./ Monitor

Të këshilluara

Detaje nga sherri i adoleshentëve në Fier

Detaje të reja janë bërë të njohura rreth konflikti mes adoleshentëve në gjimnazin “Mustafa Hoxha” në fshatin Cakran në Fier, ditën e premte më 13 dhjetor, ku m...

14:24

Minatorët protestë para Kryeministrisë

Paraditen e sotme para Kryeministrisë është zhvilluar protesta e radhës nga minatorët. Me pankarta në duar, ata janë shprehur se kërkesat e tyre janë të njëjta....

11:44

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI