Flash

Klea Prenga hedh poshtë deklaratat e Antonela Berishës

Lapsi.al 16 December 2024
Klea Prenga hedh poshtë deklaratat e Antonela Berishës

Blogerja, Klea Prenga ka reaguar së fundmi në lidhje me intervistën e Antonela Berishës në emisionin “Goca dhe Gra”. Gjatë emisionit ish-banorja e Big Brother kërkoi falje për ngjarjen e rëndë ku ajo dhe motra e saj, Mariela plagosën në fytyrë Prengën.

Në një reagim në Instagram, Klea shprehet se në asnjë moment askush nuk ka tentuar ta dëmshpërblejë apo të kërkojë falje për atë që kanë bërë. Ajo më tej shtoi se as nuk do ta pranojë ndonjëherë dëmshpërblimin dhe faljen e motrave Berisha. Blogerja theksoi se e vetmja gjë që janë përpjekur të bëjnë është të manipulojnë opinionin publik me gënjeshtra.

“Dua të sqaroj publikisht se në asnjë moment askush nuk ka tentuar të më dëmshpërblejë apo të kërkojë falje për atë që ka bërë. As nuk do ta pranoj ndonjëherë dëmshpërblimin dhe faljen. E vetmja gjë që janë përpjekur të bëjnë është të manipulojnë opinionin publik me gënjeshtra. E vërteta është aty, e qartë dhe e pakundërshtueshme. Për më tepër, të dyja pohimet ishin të gatshme të kryenin. Foto e mëposhtme janë shkëputur nga adresat e tyre ku guxojnë të pohojnë që do ta kryejnë sulmin përsëri,” shkruan ajo.

Klea publikoi gjithashtu disa foto ku pretendon se komentet e Antonelës dhe Marielës tregojnë se ato janë ende të gatshme për veprime të ngjashme. Në intervistën e saj, Antonela Berisha deklaroi se ishte në “kohën dhe vendin e gabuar” gjatë incidentit dhe se nuk e njihte personalisht Klean.

Të këshilluara

Minatorët protestë para Kryeministrisë

Paraditen e sotme para Kryeministrisë është zhvilluar protesta e radhës nga minatorët. Me pankarta në duar, ata janë shprehur se kërkesat e tyre janë të njëjta....

11:44

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI