Flash

“8 mln euro kur ndërton shteti, 3 mln te privati”/Bardhi:Vjedhje me firmën e Ballukut

Lapsi.al 16 December 2024
“8 mln euro kur ndërton shteti, 3 mln te

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka denoncuar abuzimet me çmimin e energjisë elektrike në Shqipëri, duke theksuar se vendi ka çmimin më të lartë të energjisë në rajon.

Sipas Bardhit, kjo ndodh për shkak të mënyrës skandaloze të menaxhimit të parave të qytetarëve, të cilat, sipas tij vidhen në mënyra të papranueshme me firmën e Belinda Ballukut.

Ai shkruan se projekti i Digës së Zadejës kur ndërtohet nga shteti, nga KESH-i, ka kushtuar 8 milionë euro dhe kur ndërtohet nga privati, kushton 3 milionë euro.

“Vetëm me firmën e Belinda Ballukut mund të ndodhë që një projekt, i cili, kur ndërtohet nga shteti, nga KESH-i, kushton 8 milionë euro dhe kur ndërtohet nga private kushton 3 milionë euro” shkruan Bardhi.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit

Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në Rajon, sepse paratë e qytetarëve abuzohen/vidhen në mënyrën më skandaloze të mundshme. Vetëm me firmën e Belinda Ballukut mund të ndodhë që një projekt, i cili, kur ndërtohet nga shteti, nga KESH-i, kushton 8 milionë euro dhe kur ndërtohet nga private kushton 3 milionë euro! Çfarë duhet të ndodh më shumë që të mbahet përgjegjësi përpara ligjit për një abuzim?!

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë fillim jave

Qarkullimi i masave ajrore me origjinë verilindore do të sjellë ulje të menjëhershme të temperaturave në territorin shqiptar. Zonat e ulëta dhe bregdetare do të...

07:48

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI