Flash

Turqia rihap ambasadën në Siri pas 12 vjetësh, pak ditë pas ndryshimit të pushtetit

Lapsi.al 14 December 2024
Turqia rihap ambasadën në Siri pas 12 vjetësh, pak ditë pas

Flamuri turk është ngritur sot në ambasadën e kryeqytetit të Sirisë gati një javë pas rënies së regjimit të Bashar al Assad. Ambasada turke tha se ka rinisur sot operacionet e saj pas një ndalese prej 12 vitesh, kur nisi konflikti vjetër i aramtosur në Siri.

Turqia ka emëruar Burhan Koroglu, ambasadorin turk në Mauritani, si të dërguar me punë në detyrë në Damask, njoftonte dje ministri i jashtëm Hakan Fidan. Ambasada turke ndodhet në sheshin qendror Rawda ku ndodhen dhe misionet diplomatike të shumë vendeve të tjera.

Ambasada turke kishte pezulluar aktivitetet e saj në 26 mars 2012, kur stafi dhe familjarët e tyre ishin kthyer në Turqi.

“Jemi të lumtur që misioni ynë diplomatik në Damask po rinis operacionet pas 12 vjetësh duke ngritur flamurin tonë të dashur.Hapja e ambasadës tregon përkushtimin tonë për stabilitetin e Sirisë deh paqen në rajon” shkruante zv. presidenti Cevdet Yilmaz turk në X.

Assad, lideri Sirise per gati 25 vjet, është larguar drejt Rusisë pa një ofensive të shpejtë rebele, me mbështetje nga faktor të jashtëm.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI