Flash

Tentoi të kalonte pa doganë ushqimet, arrestohet 42-vjeçari në Muriqan

Lapsi.al 14 December 2024
Tentoi të kalonte pa doganë ushqimet, arrestohet 42-vjeçari

Një 42-vjeçar është arrestuar për kontrabandë me mallra në Pikën Kufitare të Muriqanit. Sipas njofitmit të policisë, personi i ndaluar ka tentuar të kalojë pa doganë disa mallra, duke shmangur detyrimin doganor. Gjatë kontrollit në automjetin e 42-vjeçarit, u gjet dhe u sekuestruan 108 kg kafe, 23 kuti Panetone dhe 13 shishe verë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: 

Policia Kufitare e Muriqanit arrestoi shtetasin 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, pasi:

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë hyrje të RSh-së, në PKK Muriqan, në automjetin e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan 108 kg kafe, 23 kuti Panetoni dhe 13 shishe verë, të cilat ky shtetas tentoi ti kalonte duke shmangur detyrimin doganor.

Të këshilluara

REL: A duhet të bllokohet TikTok-u në Kosovë?

Dhjetëra raste të vetëlëndimeve të fëmijëve në Kosovë, nga të ashtuquajturat sfida në TikTok, vetëm këtë vit. Prindërit janë nën ethe. Fëmijët, në anën tjetër, ...

14:33

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI