Flash

Përmbyten rrugët, vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe kalimtarëve në Durrës 

Lapsi.al 14 December 2024
Përmbyten rrugët, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Reshjet e shiut, të pasdites së sotme, kanë krijuar vështirësi në qarkullim për drejtuesit e mjeteve dhe te kalimtarët në rrugët e Durrësit. Uji ka vërshuar në rrugë duke kapur disa cm lartësi.

Si pasojë e motit të keq me reshje shiu dhe në disa zona malore me reshje dëbore, policia apeloi për kujdes të shtuar për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve.

“Të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore. Deri në këto momente nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar. Ndërkohë, në të gjitha drejtoritë janë ngritur grupet e emergjencës dhe po mbajnë kontakte me përfaqësuesit e pushtetit vendor, me firmat kontraktore dhe emergjencat civile.

Në rast nevoje, telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë menjëherë në ndihmë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

REL: A duhet të bllokohet TikTok-u në Kosovë?

Dhjetëra raste të vetëlëndimeve të fëmijëve në Kosovë, nga të ashtuquajturat sfida në TikTok, vetëm këtë vit. Prindërit janë nën ethe. Fëmijët, në anën tjetër, ...

14:33

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI