Flash

Meloni i jep nënshtetësinë italiane presidentit të Argjentinës

Lapsi.al 14 December 2024
Meloni i jep nënshtetësinë italiane presidentit të

Qeveria "Meloni" i ka dhënë nënshtetësinë presidentit të Argjentinës, Javier Milei, për shkak të rrënjëve të tij familjare italiane, duke shkaktuar zemërim në mesin e politikanëve të opozitës. Kjo situatë shkaktoi shumë polemika nga disa politikanë dhe në rrjetet sociale nga njerëzit që protestonin për dhënien e shtetësisë Milei-t kur është e vështirë të merret për fëmijët e lindur në Itali nga prindër emigrantë.

Ligjet e shtetësisë italiane bazohen në lidhjet e gjakut, që do të thotë se edhe pasardhësit e largët të një shtetasi italian mund të marrin një pasaportë italiane.

Riccardo Magi, një ligjvënës nga partia e vogël opozitare +Europa, tha se dhënia e shtetësisë Milei-t ishte një akt i “diskriminimit të patolerueshëm ndaj kaq shumë të rinjve që do ta marrin atë vetëm pas shumë vitesh”.

Milei ndodhet në Romë për të takuar kryeministren italiane, Giorgia Meloni dhe për të marrë pjesë në festivalin vjetor të partisë së saj që organizohet ditën e sotme. Milei dhe Meloni u takuan në Buenos Aires muajin e kaluar, lideri argjentinas i dha mysafires së tij italiane një statujë.

Të këshilluara

UNESCO kërkon mbrojtje urgjente për Ohrin

UNESCO, për të tretën herë, paralajmëron se rajoni i Ohrit është në rrezik nga ndërtimet e paligjshme, nga urbanizimi dhe planifikimi i papërshtatshëm. Nga Maqe...

09:30

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI