Flash

Kamioni përplaset me makinën në autostradën Tiranë-Elbasan, plagosen dy persona

Lapsi.al 14 December 2024
Kamioni përplaset me makinën në autostradën

Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë – Elbasan, ku një kamion është përplasur me një automjet. Policia njofton se si pasojë e përplasjes dy persona, pasagjerë të automjetit kanë përfunduar në spital.

Njoftimi:

Më datë 14.12.2024, rreth orës 13:45, në autostradën Tiranë – Elbasan, sa kalon TEG-un, shtetasi P. A., duke drejtuar mjetin (kamion) është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin E. Gj.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 2 pasagjerë të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

REL: A duhet të bllokohet TikTok-u në Kosovë?

Dhjetëra raste të vetëlëndimeve të fëmijëve në Kosovë, nga të ashtuquajturat sfida në TikTok, vetëm këtë vit. Prindërit janë nën ethe. Fëmijët, në anën tjetër, ...

14:33

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI