Flash

Fundoset anija me migrantë në brigjet greke, pesë persona të vdekur

Lapsi.al 14 December 2024
Fundoset anija me migrantë në brigjet greke, pesë persona të

Pesë migrantë kanë vdekur të shtunën si pasojë e fundosjes së anijes në brigjet e Kretës, ka bërë të ditur roja bregdetare e Greqisë.

Sipas saj, rreth 40 persona janë të zhdukur, ndërsa 39 tjerë janë shpëtuar. Anija është fundosur në jugperëndim të ishullit të Kretës, kanë bërë të ditur autoritetet.

Ato janë në kërkim të të zhdukurve qysh prej fundosjes së anijes në orët e para të mëngjesit.

Mediat lokale kanë thënë se disa persona janë shpëtuar me helikopterë dhe janë në kujdes intensiv në spital.

Greqia ka regjistruar këtë vit rritje prej 25 për qind të tentimeve të migrantëve për të hyrë në këtë shtet.

Greqia është rrugë e njohur për migrantët dhe refugjatët që synojnë të arrijnë në Bashkimin Evropian prej vendeve të Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Azisë.

Në periudhën 2015-2016 besohet se rreth 1 milion njerëz kanë arritur në brigjet greke, kryesisht me gomone./ REL

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI