Flash

U kapën me lëndë narkotike, arrestohen burrë e grua me origjinë shqiptare në Itali

Lapsi.al 13 December 2024
U kapën me lëndë narkotike, arrestohen burrë e grua me

Policia italiane ka vënë në pranga burrë e grua me origjinë shqiptare, të cilët u kapën në zonën e Riminit me kokainë.

Gjatë kontrolli në makinën ku ndodheshin dy personat, 25 dhe 30 vjeç, u zbulua një sasi e konsiderueshme kokaine, e paketuar në mbi 50 doza gati për t’u shpërndarë.

Policia gjithashtu gjeti edhe mjete të përdorura për paketimin e drogës dhe një shumë parash, që besohet se ishin të ardhura nga aktiviteti i trafikut të drogës. Dy të rinjtë u arrestuan menjëherë me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI