Flash

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Sherri me thika në gjimanzin në Fier/ Banorët: Nuk është hera e parë

Lapsi.al 13 December 2024
Sherri me thika në gjimanzin në Fier/ Banorët: Nuk

Disa prej banorëve në zonën e Cakranit të Fierit kanë reaguar për mediat pas sherrit të mëngjesit të sotëm në gjimnazin e zonës, ku një 17-vjeçar plagosi me thikë një bashkëmoshatar. Një banor tregoi se ngjarja është shumë shqetësuese dhe se situata është tepër e rrezikshme. Një tjetër tregoi se kjo nuk është hera e parë që në zonë ndodhin konflikte të tilla. Ai tregoi se ka pasur raste edhe më ekstreme kur grupe nxënësish kanë dhunuar mësues të shkollës.

“Kjo na shqetëson shumë. Unë dëgjova sikur kishte ardhur policia dhe kishte thirrur prindërit dhe s’ka ndodhur gjë. Kjo e vë situatën shumë në rrezik. Këtu nuk ka pasur raste të tilla më parë”, tha një banor.

“Nuk është hera e parë që ndodhin të tilla raste, por nuk janë bërë publike. Kanë rrahur edhe mësuesit, janë bërë bashkë 3 ose 4 çuna dhe kanë rrahur mësuesin. Unë e kam shtëpinë këtu afër shkollës dhe informohen për ato që ndodhin”, tha një banor tjetër.

Të këshilluara

ide

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI