Flash

Lutja e xhumasë do të mbahet për herë të parë në Siri që nga rënia e Asadit

Lapsi.al 13 December 2024
Lutja e xhumasë do të mbahet për herë të parë

Dhjetëra mijëra njerëz po mblidhen në xhaminë Umayyad në Damask për faljen e parë të së Premtes që kur ish-presidenti Bashar al-Assad u rrëzua në një ofensivë të rrufeshme nga forcat rebele.

Namazi i xhumasë do të mbahet sot për herë të parë që nga rënia e regjimit të Asadit në Siri, ku afërsisht 90% janë myslimanë.

Në xhaminë Umayyad në kryeqytet, Al Jazeera raporton se ka një atmosferë festive, me njerëz të mbledhur që herët sot në mëngjes dhe pritet të marshojnë drejt sheshit qendror pas lutjes.

Ndërkohë, në të gjithë Sirinë festohet lirimi nga regjimi. Ndërsa mijëra njerëz kërkojnë ende të afërmit e tyre, të zhdukur nëpër burgjet e Asadit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI