Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Historia/ Çfarë ka ndodhur me Parashqevi Simakun

Lapsi.al 13 December 2024
Historia/ Çfarë ka ndodhur me Parashqevi Simakun

Parashqevi Simaku është një emër ikonë për muzikën shqiptare. Përpara viteve 90-të këngët e saj kanë qenë hit duke u shpallur fituese edhe në dy festivale të fundvitit në RTSH.

Në 1991 ajo zgjodhi të largohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me familjen e saj. Prej asaj kohe dihej gjithnjë e më pak për fatin e këngëtares.

Parashqevi Simaku feston 54-vjetorin e lindjes, vajza nga Kavaja që theu “tabutë” dhe martesa e saj në Amerikë - Art&Argëtim

Vite më vonë u tha se ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. Simaku u divorcua me bashkëshortin e saj në vitin 2006, me të cilin ka një djalë, sot 22 vjeç.

Emri i saj pushtoi të gjitha portalet këtë të premte pasi një grua u shfaq papritur në kronikën e televizionit amerikan “ABC 7”. Në këto pamje (VIDEO POSHTE) shihet një grua e cila flet për ndihmat sociale amerikane duke thënë se “na mbajnë gjallë”, ndërsa emrin e vendosur në strishë e ka “Simaku Nohfe”.

Pas publikimit të videos kanë reaguar edhe familjarë të këngëtares 58-vjeçare.

“Unë jam familjare e Parashqevisë. Ne kemi vite që i kemi humbur kontaktet. Informacioni i fundit është që ka pësuar një hemoragji cerebrale dhe si pasojë nuk është shumë e kthjellët.

Me bashkëshortin është ndarë prej shumë kohësh, por duke qenë se ai fitoi kujdestarinë mbi djalin e tyre është detyruar të vazhdojë jetesën në Amerikë për t'i qëndruar pranë djalit. Tezja e mamasë sime (mamaja e saj) vdiq totalisht e vetme vjet dhe me lot në sy për vajzën.

LEXO EDHE: Shfaqet Parashqevi Simaku, publikohen fotot e fundit përpara problemeve me shëndetin

Siç ju thashë kontaktet i kemi humbur prej disa vitesh. Ju falenderojmë për këtë nismë dhe ndoshta është akoma e mundur ta gjejmë dhe ndihmojmë” – thuhet në mesazhin e familjares së sa Donalda Surducku, për gazetaren Mira Kazhani në TiranaPost.

LEXO EDHE: Irma Libohova: Konkurentja ime ka qenë Parashqevi Simaku

Parashqevi Simaku u lind në Kavajë më 1 shtator 1966 dhe më pas u shpërngul në Durrës. Ajo që e vogël filloi të këndojë.

Mori pjesë në shumë festivale edhe Koncerte të Pranverës. Në 1985-ën në festivalin e 24-t të Këngës në RTSH zuri vendin e parë me këngën "Në moshën e rinisë",

Edhe në 1988-ën fitoi çmimin e parë të Festivalit të 27-të të Këngës në RTSH me këngën "E duam lumturinë", kompozuar nga Pirro Çako.

LEXO EDHE: Ku janë sot fëmijët që këndonin me Parashqevi Simakun tek “E dua lumturinë” (Foto)

Repertori i saj përfshin një numër të madh interpretimesh. Hera e fundit që u shfaq në Shqipëri ka qenë viti 1996 në Festivalin e 35-të i Këngës në RTSH si e ftuar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI