Flash

Fier/ Sherr mes nxënësve në gjimnaz, 17-vjeçari godet me thikë bashkëmoshatarin

Lapsi.al 13 December 2024
Fier/ Sherr mes nxënësve në gjimnaz, 17-vjeçari godet me

Një konflikt i çastit ka ndodhur mes dy nxënësve në shkollën e mesme të Cakranit të Fierit. 17-vjeçari B.D., godit me thike në krah bashkëmoshatarin e tij Y.Xh. Ky i fundit u transportua në spitalin rajonal të Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë B.D., është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme, teksa i është sekuestruar thika me të cilën goditi adoleshentin tjetër.

'Rreth orës 08:30, në fshatin Cakran, Fier, në ambjentet e shkollës së mesme Cakran, gjatë një konflikti të çastit mes dy nxënësve, njëri prej tyre shtetasi, B. D.,17 vjeç, ka goditur me mjet prerës në krah bashkëmoshatarin shtetasin Y. Xh, të (dy nxënës të kësaj shkolle).

Shtetasi Y. Xh., u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit', njofton policia.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI