Flash

Zbulohet pas 500 vitesh “mesazhi i fshehtë” në pikturën e Michelangelo

Lapsi.al 12 December 2024
Zbulohet pas 500 vitesh “mesazhi i fshehtë” në

Një "mesazh i fshehur" është zbuluar në një nga kryeveprat më ikonike të Michelangelo duke transmetuar reagime të shumta në botën e artit shekuj pas krijimit të saj. Ekspertët vetëm tani kanë identifikuar atë që ata dyshojnë se është pamja e Maria Magdalenës e fiksuar në muralen "Gjykimi i Fundit". (Në foton lart ajo është pas personit me kryq). 

Në librin e saj të sapobotuar “Maria Magdalena në Gjykimi i Michelangelo-s”, autorja Sara Penco thotë se në cepin e murit të altarit të Kapelës Sistine në qytetin e Vatikanit, ku mbretëron kjo vepër arti fshihet figura biblike që mendohet të jetë e para që dëshmon Jezusin pas ringjalljes.

“Kapela Sistine mbulon gjithçka, nga Zanafilla te Apokalipsi - si është e mundur që Maria Magdalena nuk është këtu?" – thotë ajo. E cituar shpesh në ungjij, roli i Maria Magdalenës ka qenë i diskutueshëm në Bibël. Prania e saj në afreskun e altarit të Mikelanxhelos, pikturuar rreth viteve 1535-1541, ishte vënë në dyshim deri vonë.

Por Sara beson se ka thyer kodin duke identifikuar figurën enigmatike me fijet e arta që qëndronin poshtë një burri me kryq. Prej kohësh mendohet se personi që mban kryqin është Simoni nga Kirena, i cili përshkruhet në 3 nga 4 ungjijtë si i detyruar të mbante traun e kryqëzimit të Jezusit në rrugën për në Kalvar.

Sara thekson se të dy burrat ndajnë tipare të ngjashme të fytyrës dhe përshkruhen në poza të njëjta. "Krishti me kryq po shikon drejt Maria Magdalenës," thekson ajo. Ajo është portretizuar, siç ishte e zakonshme gjatë asaj epoke, me flokë bjonde dhe veshur rroba të verdha. Kryevepra mori më shumë se 4 vjet për të përfunduar midis 1536 dhe 1541.

Michelangelo e filloi atë 25 vjet pasi përfundoi tavanin e Kapelën Sistine dhe ishte gati 67 vjeç kur e përfundoi. Disa autoritete të Vatikanit u tronditën në atë kohë nga ajo që ata e perceptuan si një tepricë lakuriqësie. Biagio da Cesena, një mjeshtër i ceremonive papale dhe kritik bashkëkohor i Michelangelo, thuhet se e konsideroi pikturën si "të turpshme në një vend kaq të shenjtë”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI