Flash

Vrasja e Fation Bicit, zhvillohet sot seanca në Gjykatën e Apelit në Tiranë

Lapsi.al 12 December 2024
Vrasja e Fation Bicit, zhvillohet sot seanca në Gjykatën e Apelit

Ditën e sotme zhvillohet seanca për autorët e dyshuar të vrasjes së të miturit në Gramsh, Fation Bici, në Gjykatën e Apelit Tiranë. Autori i dyshuar dhe një nga bashkëpunëtoret janë lënë në arrest shtëpie, për shkak se u tejkaluan afatet.

Bici u vra me thikë më 16 maj 2023 vetëm pak metra larg shkollës, në lulishten e qytetit të Gramshit. Katër autorët e dyshuar rreth moshës 15-16 vjeç, i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale.

Të pajisur me thika dhe doreza forcuese grushti sulmuan kushëririn e Fatjonit, ndërsa ky i fundit mbeti i vrarë, teksa hyri për ta mbrojtur kushëririn e tij.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI