Flash

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Renzi: Në qendrat e emigrantëve të vendosen shqiptarët që ndodhen në burgjet italiane

Lapsi.al 12 December 2024
Renzi: Në qendrat e emigrantëve të vendosen shqiptarët

Ish-kryeministri i Italisë dhe lideri i Italia viva, Matteo Renzi në një postim në rrjetet e tij sociale ka reaguar sërish lidhur me investigimin e Piranjave për oficerët italiane që do të monitorojnë qendrat e emigrantëve.

Në postimin të cilin e ka shoqëruar me një foto nga takimi me gazetarët e Piranjave, Renzi shkruan se lidhur me kampet e refugjatëve, opozita italiane duhet të bëjë propozime jo të kritikojë. Ai ka propozuar që në qendrat e emigrantëve të vendosen rreth dy mijë të burgosurit shqiptarë që ndodhen aktualisht në burgjet italiane.

Ish-kryeministri italian ka njoftuar se ka zhvilluar edhe një intervistë, që do të transmetohet në Syri Tv, me gazetarin e Piranjave që ka shkruar skandalin e publikuar dy javë më parë.

POSTIMI I RENZIT:

Opozita duhet të bëjë propozime, nuk mund të kritikojë. Kështu që unë dua të bëj pjesën time për çështjen e qendrës së emigrantëve në Shqipëri. Meloni shpenzon pothuajse një miliard euro për një projekt që nuk qëndron. Ajo qendër emigrantësh nuk do të ndërtohet kurrë. Por paratë tani janë shpenzuar.

Propozimi im është i thjeshtë: le të vendosim rreth dy mijë të burgosurit shqiptarë që ndodhen aktualisht në burgjet italiane në qendrën e emigrantëve. Në këtë mënyrë reduktojmë mbipopullimin. Ne ulim kostot. Dhe le të mos mbajmë më karabinierët dhe policët në Shqipëri: këta agjentë duhen në Itali, duhen në rrugët tona. Javën e kaluar programi shqip Piranjat tregoi se çfarë bën vërtet policia në Shqipëri: Kam bërë një intervistë me gazetarin që ka shkruar scoop-in, e cila do të transmetohet nesër në Syri TV. Dhe unë bëra këtë propozim: ta shndërrojmë qendrën e emigrantëve në një burg për shqiptarët e paraburgosur në Itali. Le ta bëjmë tani.

Të këshilluara

ide

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI