Flash

Bardhi-Spiropalit: Ndërpriteni seancën dhe thërrisni Kryeministrin për interpelancë

Lapsi.al 12 December 2024
Bardhi-Spiropalit: Ndërpriteni seancën dhe thërrisni

Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Ramën. Ai i ka bërë thirrje kryeparlamentares, Elisa Spiropali të ndërpresë seancën.

"Kërkesa ime është të thërrisni Kryeministrin personalisht të vijë dhe të japë llogari për informacionet që kanë dalë”, u shpreh Bardhi.

Ndërsa kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali iu kërkoi që “të sjellin në seancë interpelanca që janë sipas Kushteutës”, duke theksuar “mos merrni fakte të paqena”.

Pjesë nga debati:

Gazment Bardhi: Nuk i vendos dot kushte Kuvendit se kur duhet të paraqitet. Kushtet që ka vendosur nuk varet nga Kuvendi, nëse vëllai i tij është përfshirë apo jo në dosjen Xibraka, nuk është kusht për Kuvendin.

Kërkesa ime është të thërrisni Kryeministrin personalisht të vijë dhe të japë llogari për informacionet që kanë dalë, kemi edhe dokumentacionet përkatëse. Ndërpriteni seancën, detyrojeni të mos fshihet.

Elisa Spiropali: Unë do të ushtroj detyrën kushtetuese, bëjeni dhe ju duke sjellë interpelanca që janë sipas Kushtetueses. Të gjitha do të përfshihen në rendin e ditës. Por mos merrni fakte të paqena që nuk janë të përfshirë në asnjë dokument të shtetit shqiptar.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI