Flash

Zbulohet laboratori i madh për prodhimin e ‘drogës së xhihadit’ në Siri (VIDEO)

Lapsi.al 11 December 2024
Zbulohet laboratori i madh për prodhimin e ‘drogës së
Rebelët sirianë kanë zbuluar një depo të madhe që shpërndante drogën popullore Captagon (fenetilin). Siç raportohet i gjithë rrjeti i prodhimit menaxhoheshin nga vëllai i Bashar al-Assad, gjeneral brigade Maher al-Assad, në bashkëpunim me Iranin. Captagon shpesh quhet “Droga e Xhihadit” për shkak të përdorimit të saj të gjerë midis luftëtarëve në konfliktet e Lindjes së Mesme, veçanërisht në Siri dhe Irak. Kjo substancë e ngjashme me amfetaminën (me përbërësin kryesor është fenetilin) rrit qëndrueshmërinë, zbeh frikën, lodhjen dhe dhimbjen dhe shkakton eufori, duke e bërë atë një “stimulues luftarak” ideal. Ilaçi është shpërndarë gjerësisht në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi. Ndryshe, Siria konsiderohet prodhuesi më i madh në botë, duke përbërë 80 për qind të furnizimeve globale. Vitin e kaluar, Thesari i SHBA-së sanksionoi një numër sirianësh të lidhur ngushtë me regjimin e Asadit për përfshirjen e tyre të supozuar në tregtinë e kaptagonit. “Regjimi sirian dhe aleatët e tij e kanë përqafuar gjithnjë e më shumë prodhimin dhe trafikimin e kaptagonit për të gjeneruar valutë të fortë, që nga disa vlerësohet të jetë në miliarda dollarë,” tha Thesari. Mes të sanksionuarve ishin dy kushërinjtë e Bashar al Assad dhe Khalid Qaddour, një bashkëpunëtor i ngushtë i Maher al-Assad, i cili u përshkrua si një "prodhues dhe lehtësues kryesor i drogës" i prodhimit të kaptagonit në Siri.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI