Flash

Trump emëron ambasadore në Greqi të fejuarën e djalit

Lapsi.al 11 December 2024
Trump emëron ambasadore në Greqi të fejuarën e djalit

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump njoftoi të martën se do të emërojë Kimberly Guilfoyle për ambasadore të SHBA-së në Greqi. Gjithashtu Trump ka zgjedhur Andrew Ferguson për kryetar të Komisionit Federal të Tregtisë dhe Ron Johnson për ambasador në Meksikë.

Po ashtu Kimberly Guilfoyle, ish-prokurore e Kalifornisë dhe ish prezantuese e lajmeve, ka drejtuar operacionet për mbledhjen e fondeve për fushatën e Trumpit në vitin 2020. Guilfoyle u fejua me djalin e Trumpit, Don Jr. në vitin 2020.

“Unë jam shumë krenar me Kimberlyn. Ajo e do Amerikën dhe gjithmonë ka dashur t’i shërbejë vendit si ambasadore. Ajo do të jetë një udhëheqëse e mahnitshme për lëvizjen Amerika e Para”, tha në një postim në mediat sociali i fejuari i saj Don Jr.

Në një mesazh në rrjetet sociale Guilfoyle tha se ndihej e e nderuar që pranoi emërimin e presidentit Trump për të shërbyer si ambasadore e ardhshme në Greqi dhe se pret mbështetjen e Senatit për këtë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI