Flash

Suel Çela dhe Erion Veliaj, anatomia e rënies së SPAK

Lapsi.al 11 December 2024
Suel Çela dhe Erion Veliaj, anatomia e rënies së SPAK

Kontrolli në banesën e Erion Veliajt, më shumë se pikëpyetjet për fatin e tij personal, ngriti një pikëpyetje të madhe për fatin e vetë SPAK dhe drejtësisë së re. Hetimi për kryebashkiakun e Tiranës, i cili prej shumë kohësh e ka vendosur SPAK-un në një udhëkryq kompromentues, ndoshta është guri i fundit për të shenjuar definitivisht rënien e prokurorisë së posaçme.

Çështja Veliaj, së bashku me dosjen e famshme të Elbasanit, janë dy rastet par exellence që mishërojnë arsyet pse u ngrit SPAK dhe se, a i përmbush kjo strukturë pritshmëritë dhe shpresën e qytetarëve. Ato janë anatomia perfekte e kapjes dhe rënies së një shteti. Një prokurori e posaçme, e shestuar me investimin e bujshëm të amerikanëve, u motivua pikërisht me nevojën jetike të vendit për t’u çliruar nga dy fenomene të paprekshme: Krimi i Organizuar dhe Korrupsioni.

Duke lënë mënjanë çfarë është thënë e nuk është thënë për prokurorët e SPAK, ata tashmë kanë në dorë dy simbole që janë kuptimi i vetë ekzistencës së kësaj strukture. Mënyra se si do të sillen ndaj tyre, ose do të varrosë përfundimisht idenë e “di pietrove” shqiptarë që i kanë duart e lira dhe të pastra për të vepruar, ose mund të rikthejë besimin se investimi për këtë prokurori ia ka vlejtur. Deri më tani, shenjat tregojnë se SPAK nuk e ka as forcën e as vullnetin për të bërë “heroin” e drejtësisë shqiptare.

Biseda në SKY ECC e miqve të Suel Çelës: Balla na do për vota!

Dosja e Elbasanit është afera tipike dhe mbase më kulmore e mpleksjes së krimit të organizuar, politikës, drejtësisë dhe medias. Një organizatë e fuqishme kriminale punon për të siguruar vota për partinë në pushtet, paguan tanxhete për zyrtarë të lartë të drejtësisë, rrëmben tendera me para publike, shfrytëzon pushtetin politik për të goditur rivalët, etj. Për SPAK emrat dhe bëmat e kësaj bande kanë qenë të njohura të paktën tre- katër vite më parë. Pjestarët e saj kanë vepruar hapur në Elbasan, duke sfiduar rendin në sajë të mbështetjes politike që gëzonin. Prokurorët specialë pritën përgjimet që erdhën nga Belgjika, i mbajtën ato në sirtarë për një kohë të gjatë dhe nisën hetimet kur protagonistët patën kohën e duhur ose për t’u larguar ose për të pastruar gjurmët.

Megjithatë, duke shfletuar këtë dosje, pavarësisht vonesës, SPAK ka përsëri në dorë t’u ekspozojë shqiptarëve anatominë e trupit të kalbur të një shteti që kontrollohet nga krimi. A do jenë në gjendje prokurorët të zbërthejnë mekanizmin e votave për të cilat Suel Çela thotë se i duhen Ballës? A do të arrijnë të shkojnë tek milionat e eurove me të cilat Rilindja qeraste bandën pas përfundimit të zgjedhjeve? A do të kenë këllqe të hetojnë edhe brenda vetes nëse organizata e Elbasanit i ka shtrirë tentakulat edhe aty?

Deri tani, SPAK nuk ka dëshmuar ndonjë vullnet në këtë drejtim. Ndonëse prej disa vitesh janë denoncuar si krimi në Elbasan ashtu edhe lidhjet e tij me eksponentë lokalë e qendrorë të Rilindjes, prokurorët specialë ende nuk po dëshmojnë se duan t’i shkojnë atij deri në rrënjë. Në vend të emrave me pushtet, ata devijuan vëmendjen tek dy gazetarë, sipas devizës shumë zhurmë për asgjë. 

Afera Veliaj, është ana tjetër e medaljes që do të duhej të justifikonte ekzistencën e SPAK. Ajo e korrupsionit. Nëse dosja e Elbasanit është anatomia e krimit të organizuar, bashkia e Tiranës është anatomia e korrupsionit. Një kupolë e tërë drejtuese që përvetëson paratë publike duke i kaluar në llogari të kompanive të veta private. Një hemoragji financiare e përditshme që kap dhjetra miliona euro për një incenerator që nuk ekzsiton. Edhe këto abuzime të denoncuara nga media dhe opozita prej disa vitesh, e përsëri SPAK e merr shtruar pavarësisht se kemi të bëjmë me rastin tipik të korrupsionit në nivelet më të larta. Pra me një nga arsyet e ekzistencës së vetë SPAK.

Si në rastin e Elbasanit, përsëri hetime të zvarritura, njerëz në detyrë që mund të prishin apo fshehin prova, dëm financiar që vetëm rritet. Dhe kur e krahason këtë modus operandi me shpejtësinë hetimore marramendëse të tentativës për korrupsion të Safet Gjicit për një strehimore qensh, e kupton që “heronjtë” kanë prioritet interesin politik dhe jo interesin publik.

Janë pikërisht këto dy raste tipike, që ilustrojnë edhe vetë emrin e bujshëm të SPAK, që sot e kanë vendosur atë në udhëkryqin final të vazhdimësisë. Qasja ndaj dosjes së Elbasanit dhe aferës Veliaj, do të përcaktojë ose një kthesë të re në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ose rënien përfundimtare të “heronjve të fëmijëve tanë”. Jo në fushën e betejës por në shtratin e martesës me pushtetin.

@Lapsi.al

Të këshilluara

Kurthi ku na fton Veliaj

Që prej ditës kur disa hetues të BKH-së ia mësynë derës së shtëpisë së tij, Erion Veliaj po tenton të mbajë ndezur një sherr me kundërshtarët e vet politikë. Mb...

13:49

Ajo çka SPAK fsheh në dosjen e Elbasanit

Po të bëhet një llogaritje e pasqyrimit mediatik të  “goditjes spektakolare”, që SPAK ndërmori ndaj  bandës së Suel Çelës në Elbasan, vërehet me lehtësi një ano...

15:19

Pjellat zvarranike të reformës në drejtësi

Zakonisht regjimet autokratike mbështeten në dy grupime njerëzish: tek kamikazët, që janë gati të hidhen në zjarr për ti shërbyer dhe tek skuthët të cilët i për...

12:24

Kur Rama ankohet se fajin e ka Tik Toku

Kryeministri- artist shpalli sot përpara shqiptarëve dilemën e tij të madhe nëse duhet të vendosen filtra sigurie për rrjetet sociale apo duhet marrë një vendim...

15:29

Standarti i dyfishtë i seksizmit tonë

Para pak ditësh drejtuesja e komisionit hetimor të tenderit të sterilizimit, Albana Vokshi u vu në qendër të kritikës publike për trajtimin që i bëri ish – mini...

12:55

Fitorja e Trump, një kthim në normalitet?

Çfarë nënkupton zgjedhja triumfale e Donald Trump, fillimisht për Amerikën dhe pastaj për botën? Është ende shumë herët për të kuptuar plotësisht të gjitha p...

11:31

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI