Flash

Sekuestrohen pasuri me vlerë 1 mln euro të Redjan Rrajës

Lapsi.al 11 December 2024
Sekuestrohen pasuri me vlerë 1 mln euro të Redjan Rrajës

Ditën e sotme është njoftuar se është finalizuar ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për konfiskimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të Redjan Rrajës, Kejvina Kthellës dhe Marsela Çiçës. Bëhet fjalër për konfiskimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme:

1. Një njësi me sipërfaqe 30 m², në emër të Redjan Rrajës,

2. Një njësi me sipërfaqe 76 m², në emër të Redjan Rrajës,

3. Një njësi me sipërfaqe 127.5 m², në emër të Marsela Çiçës,

4. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të Marsela Çiçës,

5. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të Marsela Çiçës,

6. Një automjet në pronësi të Redjan Rrajës,

7. Një automjet në pronësi të Kejvina Kthellës,

8. Një orë dore (Rolex).

Sipas njoftimit, pasuritë e mësipërme, të cilat kanë një vlerë tregu rreth 1 milion euro, u konfiskuan me qëllim kalimin në favor të shtetit dhe ju dorëzuan Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI