Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

OBSH: Miliarda raste të malaries u parandaluan këtë shekull

Lapsi.al 11 December 2024
OBSH: Miliarda raste të malaries u parandaluan këtë shekull

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se rreth 2.2 miliardë raste të malaries u parandaluan që nga viti 2000 përmes edukimit, përdorimit të rrjetave kundër mushkonjave dhe vaksinimit. Në këtë proces u shmangën rreth 12.7 milionë vdekje, vlerësoi OBSH-ja në raportin e publikuar të mërkurën. Shtatëmbëdhjetë vende tani i vaksinojnë në mënyrë rutinore fëmijët e vegjël kundër malaries.

Sipas vlerësimit të OBSH-së, një gjë e tillë mund të shmangë dhjetëra mijëra vdekje çdo vit. Malaria është sëmundja më e zakonshme tropikale. Paraziti transmetohet nga mushkonjat anofele, të cilat pickojnë kryesisht në mbrëmje dhe gjatë natës. Sëmundja shkakton temperaturë të lartë dhe dhimbje të gjymtyrëve dhe mund të trajtohet me barna.

Në raportin e OBSH-së thuhet se, vitin e kaluar, gjithsej 597.000 njerëz kanë vdekur nga malaria - pak më pak se në vitin 2022. Rreth 95% e vdekjeve janë regjistruar në vendet afrikane. Atje, shumë njerëz ende nuk kanë mjete për t’i parandaluar infeksionet ose për t'i diagnostikuar dhe trajtuar ato, thuhet në raportin e OBSH-së.

Sipas kësaj organizate, sëmundja infektive është zhdukur tashmë në 44 vende. Nga 83 vende ku ende shfaqet, 25 kanë tani më pak se dhjetë raste në vit. Në Afrikë, shkalla e vdekshmërisë është ulur për16% që nga viti 2015./ REL

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI