Flash

Përshtatën ambientet e lokalit për shitje drøge, prangosen 2 persona në Dibër

Lapsi.al 11 December 2024
Përshtatën ambientet e lokalit për shitje drøge, prangosen

Policia e Dibrës ka arrestuar në flagrancë dy persona pasi përshtatën ambientet e lokalit për shitje e përdorim droge.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëvë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër, operacioni policor i koduar "Kamuflimi"

Përshtatën ambientet e lokalit, për shitje e përdorim droge, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit policor të koduar "Kamuflimi", janë arrestuar në flagrancë shtetasit H.G., 23 vjeç, dhe S.R., 24 vjeç, të dy banues në Peshkopi.

Nga kontrolli në ambientet e një lokali në përdorim të 24-vjeçarit, shërbimet e Policisë, gjetën lëndë narkotike e dyshuar kanabis, e përgatitur në doza në formë cigare, një sasi tjetër me lëndë narkotike e pa përpunuar, 1 grirëse dhe 5 aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Shtetasit e arrestuar, në bashkëpinim me njëri-tjetrin pasi përpunonin dhe ndanin lëndën narkotike në formë cigaresh, i kamuflonin ata duke i futur në paketa duhani. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Masat ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë të karakterizojnë kushtet e motit në territorin shqiptar. Vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë dominante. Më ...

07:48

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI