Flash

Vota e diasporës/ Afati i regjistrimit nis nga 11 janari e përfundon më 11 mars

Lapsi.al 10 December 2024
Vota e diasporës/ Afati i regjistrimit nis nga 11 janari e përfundon

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare pritet të votojë edhe diaspora. Emigrantët që duan të futen në histori si të parët shqiptarë që votuan nga jashtë vendit, duhet ta përdorin këtë kohë për të grumbulluar dokumentet e nevojshme.

KQZ është duke e përfunduar aplikacionin PER, i cili mund të shkarkohet në telefon apo kompjuter. Përdorimi i tij është e vetmja formë që diaspora të marrë pjesë në zgjedhje. Hapi i parë është regjistrimi si votues nga jashtë. Ky proces do të hapet në 11 janar dhe do të mbyllet më 11 mars.

Gjatë këtyre dy muajve, emigrantët duhet ta kryejnë procesin, duke krijuar një profil në aplikacionin PER. Regjistrimi kërkon dy dokumente bazike:

1. Një mjet identifikimi i lëshuar nga shtetit shqiptar, që mund të jetë pasaportë apo kartë identiteti. Në momentin e regjistrimit pranohen edhe dokumente që ju ka skaduar afati i vlefshmërisë.

2. Së dyti, do t’ju duhet një dokument që provon se emigranti banon në atë adresë që ka deklaruar. Këtu, KQZ-ja ka lënë dorë të lirë, ku qytetarët mund të ofrojnë dokumenta zyrtare si kontratat e qirasë, ato të abonimeve apo faturat e ujit, dritave e gazit.

Adresa është e rëndësishme, sepse zarfet me fletën e votimit KQZ do t’i dërgojë pikërisht aty. KQZ do ta njoftojë emigrantin nëse aplikimi i tij u pranua me sukses dhe do t’i kërkojë plotësime kur është e nevojshme. Pas regjistrimit, emigranti do të hiqet nga lista e zgjedhësve në Shqipëri. Për 11 majin, do të prodhohet një listë votuesish nga jashtë dhe një tjetër lista e zgjedhësve brenda vendit.

Të këshilluara

I dënuari 73-vjeçar humb jetën në QSUT

Një i dënuar humbi jetën në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) në Tiranë. Ditën e djeshme ka humbur jetën 73-vjeçari Namik Paja, ba...

07:07

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI