Flash

Tensione gjatë seancës gjyqësore teksa dëshmonte Nuredin Dumani

Lapsi.al 10 December 2024
Tensione gjatë seancës gjyqësore teksa dëshmonte Nuredin

Seanca gjyqësore në kuadër të megaprocesit "Plumbi i Artë", ku po dëshmon i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, po mbahet këtë të martë në GJKKO nën masa të forta sigurie.

Dëshmia e Dumanit është shoqëruar me tensione nga ish-bashkëpunëtorët e tij. Të akuzuarit e SPAK ndërprenë disa herë dëshminë e tij. Teksa Dumani po dëshmonte, situata të tensionuara u krijuan në sallë ndërsa ndërhyri dhe i akuzuari Petrit Qoli.

Qoli shpërtheu kundër Dumanit me fjalë fyese, teksa në atë moment gjyakata ndërpreu seancën. Pas disa minutash, seanca rifilloi por nën masa të forta sigurie.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI