Flash

Konflikt me sende të forta pranë pallatit “Asllan Rusi”, dëmtohen 2 të mitur

Lapsi.al 10 December 2024
Konflikt me sende të forta pranë pallatit  “Asllan Rusi”,

Tre adoleshentë janë proceduar penalisht pas sherrit të ditës së djeshme pranë pallatit të sportit “Asllan Rusi” ku mbetën të dëmtuar 2 të mitur.

Uniformat blu raportojnë se janë proceduar penalisht të miturit e moshave 14, 14 dhe 15 vjeç. Ata akuzohen se janë konfliktuar me sende të forta me disa bashkëmoshatarë të tyre, ku mbetën të dëmtuar dy të miturit e moshave 10 dhe 14 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre mjete prerëse, lëndë piroteknike (flakadanë dhe fishekzjarrë) dhe një send i fortë (shkop).

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI