Flash

I dënuari 73-vjeçar humb jetën në QSUT

Lapsi.al 10 December 2024
I dënuari 73-vjeçar humb jetën në QSUT

Një i dënuar humbi jetën në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) në Tiranë. Ditën e djeshme ka humbur jetën 73-vjeçari Namik Paja, banues në Berat.

“Ky shtetas ishte i dënuar me vendim gjykate për masën "shtrim i përkohshëm", për veprën penale "kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit Publik", thuhet në njoftimin zyrtar.

Mësohet se Paja vuante nga disa patologji, kryesisht ato të shëndetit mendor, për të cilat edhe ishte dhënë verdikti i Gjykatës me shtrim të përkohshëm. Gjatë qëndrimit të tij në izolimin me qëllime mjekimi nga problemet psikike, viktima është shtruar tri herë në Qendrën Shëndetësore të Burgut dhe ishte trajtuar me mjekimin e duhur për gjendjen e tij shëndetësore.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI