Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Depozitat nuk mbajnë ritmin e ekonomisë, Shqipëria humbet kryesimin në rajon

Lapsi.al 10 December 2024
Depozitat nuk mbajnë ritmin e ekonomisë, Shqipëria humbet

Rritja e depozitave në vitet e fundit ka qenë më e ngadaltë në raport me rritjen ekonomike. Kjo ka bërë që Shqipëria të humbasë kryesimin si vendi i Ballkanit Perëndimor me sasinë më të madhe të depozitave bankare ndaj ekonomisë. Të dhënat krahasuese nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tregojnë se në fund të vitit 2023 depozitat bankave të shqiptarëve ishin sa 62.91% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Ky tregues ka rënë për të tretin radhazi. Në 2022, depozitat përbënin 64.89% të PBB-së, ndërsa në vitin pandemik 2020 ky raport kishte arritur nivelin rekord prej 75.44%. Por, rritja e shpejtë ekonomike në periudhën pas pandemisë nuk është ndjekur dot nga një rritje në përmasa të njëjta e depozitave.

Një efekt të konsiderueshëm ka pasur padyshim edhe efekti i kursit të këmbimit. Më shumë se gjysma e depozitave bankare në Shqipëri janë në monedhën euro. Edhe shtesa e depozitave në vitet e fundit ka ardhur kryesisht në monedhën europiane. Por, zhvlerësimi i euros ndaj lekut (gati 25% që nga pandemia) ka ndikuar negativisht vlerën e depozitave në valutë dhe raportin e tyre ndaj prodhimit kombëtar.

Tashmë, Shqipëria nuk është më vendi me sasinë më të madhe të kursimeve të mbajtura si depozita kundrejt PBB-së. Kjo renditje vitin e kaluar kryesohej nga Maqedonia e Veriut, ku depozitat kanë një vlerë sa 64.19% e PBB-së. Shqipëria renditet e dyta me 62.91%, por e ndjekur shumë afër nga Kosova, me 62.81% të PBB-së. Vijon Mali i Zi me 53.42%, Bosnje-Hercegovina, me 51.16% dhe Serbia me 48.99%.

Përgjithësisht, individët në rajonin e Ballkanit Perëndimor ngelen të përkushtuar ndaj instrumenteve më tradicionale të kursimit. Kjo tendencë ka qenë mjaft e theksuar edhe te shqiptarët. Megjithëse në dekadën e fundit ka një rritje të investimit në instrumentet e borxhit të qeverisë shqiptare, në mënyrë direkte apo përmes fondeve të investimit, pjesa dërrmuese e shqiptarëve preferojnë t’i mbajnë paratë në depozita bankare.

Vlerësohet se në fund të vitit të kaluar, depozitat bankare përbënin rreth 84% të kursimeve totale të shqiptarëve, ndërsa pjesa tjetër është e shpërndarë mes instrumenteve të boxhit të qeverisë, fondeve të investimit, atyre të pensionit dhe obligacioneve të shoqërive tregtare.

Dominimi i depozitave mund të lidhet pjesërisht edhe me mungesën e tregjeve të zhvilluara të kapitalit në rajon. Në vitin 2023, në Shqipëri u bë për herë të parë listimi i një titulli financiar të emetuar nga një kompani private në Bursë, por qysh atëherë nuk ka pasur zhvillime të tjera.

Niveli i lartë i depozitave në vendin tonë është mbështetur edhe nga remitancat, me një pjesë e mirë e kursimeve të emigrantëve që janë mbajtur në bankat shqiptare. Depozitat e publikut përbëjnë bazën e aktivitetit të ndërmjetësimit financiar në Shqipëri dhe që qenit një treg i pasur në depozita ka ndihmuar në zhvillimin e një sektori bankar të qëndrueshëm dhe të pavarur nga burimet e huaja të financimit.

Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit shtator 2024 totali i depozitave në banka arriti në 1.641 trilionë lekë ose pothuajse 16.7 miliardë euro. Krahasuar me një vit më parë, depozitat u rritën me 88 miliardë lekë ose 5.7%./ Monitor

Të këshilluara

I dënuari 73-vjeçar humb jetën në QSUT

Një i dënuar humbi jetën në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) në Tiranë. Ditën e djeshme ka humbur jetën 73-vjeçari Namik Paja, ba...

07:07

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI