Flash

Kurthi ku na fton Veliaj

Lapsi.al 10 December 2024
Kurthi ku na fton Veliaj

Që prej ditës kur disa hetues të BKH-së ia mësynë derës së shtëpisë së tij, Erion Veliaj po tenton të mbajë ndezur një sherr me kundërshtarët e vet politikë. Mbrëmjen pas kontrollit, me t'u kthyer nga Hamburgu, ai i'u përvesh "opozitarëve e zhytur në llumin e korrupsionit" dhe të “ashtuquajturave media” që sulmojnë këdo që nuk pranon të shantazhohet. Në vend të një sqarimi normal për atë çka kishte ndodhur, ai u mundua të ndezë fitilin e polemikave.

Edhe më e fortë u bë kjo tendencë në këtë fillim jave. Në një postim ku të vriste sytë gjuha e urrejtjes, ai u mor me Sali Berishën dhe enturazhin e tij. Në analizën e tekstit që bëri redaksia e Lapsi.al, qëndrimit të kryebashkiakut, të cilën mund a lexoni këtu poshtë, dallohet lehtë se ai është i mbingopur me një fjalor bullizues. Kush e studion këtë lloj gjuhe, e ka të qartë se ajo është një sakrificë rrugaçërore për të tërhequr me çdo kusht vëmendjen. Duke përdorur togfjalësha si "kufomë e pakallur", "jargë ligësie", "çorbë e prishur", "turinj të pistë", edhe specialisti më profan i komunikimit e di se ato mëtojnë të kapin titujt kryesorë, për të nxjerrë në pah sherrin sipërfaqësor dhe jo thelbin e çështjes.

E premtja e zezë e kontrollit/ Orët e fundit të Erion Veliajt

Duke u përqëndruar në komentet që Sali Berisha i bëri kontrollit të banesës së tij nga hetuesit, Veliaj u rrek që problemin që ka me inceneratorin e Tiranës dhe vjedhjet e 5D ta transferonte tek opozita.

A ka të drejtë ta bëjë këtë? Në pamje të parë duket se po.

Në asnjë rend demokratik normal, as rivalët politikë, as kritikët mediatikë nuk nxitojnë të të bëjnë një gjyq publik përpara atij që zhvillohet në procesin e rregullt ligjor. Rrallë ndodh, ose hiç fare, që pa treguar prova bindëse për publikun, të citohet qytetari dixhital që ka mësuar se Ajola Xoxës i qenkeshin kapur çerek milioni euro në zyrë. Aq më pak pak mund të insistohet, pa paraqitur asnjë fakt, se këto para u fshehën në këmbim të një shantazhi ndaj vëllait të Edi Ramës.

Biznesi i gruas së Veliajt, Lala: Te Harabeli është gjetur një shumë parash

Pra edhe Veliaj, ashtu sikurse gjithkush që nuk është pro këtij modeli, ka të drejtë të distancohet prej tij. Madje po t'i shkosh deri në fund tendencës për ta amnistuar atë me çdo kusht, mund të thuhet pa frikë se një pjesë e portretizimit që ai bën për Berishën, përputhet me imagjinatën kolektive mbizotëruese që ekziston për liderin e opozitës.

Por ama, thënë këtë, duhet pohuar se në qasjen e Erion Veliajt ka një mungese ulëritëse koherence parimore dhe besimi tek një model. Pasi kush i referohet shoqërive të zhvilluara perëndimore e ka të qartë se rregullat e funksionimit janë të ndryshme. Aty, një njeri në pozitën e kryebashkiakut të Tiranës, nuk do ta kishte kurrë luksin të merrej me mediat dhe opozitën, pa dhënë disa shpjegime të thjeshta. Ai fillimisht duhet të sqaronte se ç'kërkonin hetuesit në shtëpinë e tij dhe se çfarë gjetën aty. Pa iu fshehur reporterëve ashtu siç bëri kur e pritën në aeroport, apo kur ndenjën para selisë së PS, ndërkohë që dilte nga dera e pasme, ai duhet të tregonte se cili ka qenë roli i tij tek inceneratori i Tiranës, tek kompania e shokëve të tij të 5D-së. Ai duhet të fliste se në ç'pikë kanë shkuar hetimet e "kolegëve" dhe cilat janë argumentat e tij për ato që ata kanë gjetur.

Dhe ky do të qe vetëm angazhimi minimal. Sepse në një shoqëri normale për një funksionar të lartë publik duhet të kërkohej shumë më tepër. Nëse ai ka firmosur duke anashkaluar Këshillin Bashkiak për ngritjen e një inceneratori, që ka avulluar paratë, po nuk ka vënë asnjë tullë, nëse ka pasur nën hyqëm, në bashki, një rrejtë të tërë merimange, që kalonte milionat e taksave në kompaninë private të drejtorëve, ai maksimumi nuk duhet të shkelte më në atë zyrë deri sa të mbaronte procesi.

Dokumentat/ Si trukohet një tender në bashkinë e Veliajt

Në studiot tona televizive shpesh fajësohen me të drejtë dy standartet e SPAK-ut, që burgos me pretekstin e prishjes së provave njerëz që kanë qenë në pushtet para një dekade dhe lë të shkojnë të lirë në punë ata që dyshohen për vjedhje të rënda. Por, përpos kësaj përgjegjësie institucionale ka dhe një të tillë, morale. Kjo do e donte që Veliaj të ngrinte, të dorëhiqej apo të shkarkohej nga kryeministri. Ai nuk mund t'i vazhdojë funksionet e tij sikur asgjë të mos ketë ndodhur.

Kështu ndodh në demokracitë normale, të cilave nuk mund t'iu përdorim vetëm formën për t'i flakur tej thelbin. Pikërisht këtë po tenton të bëjë Veliaj duke përdorur gjuhën e urrejtjes, si mburojë ndaj dhënies së llogarive.

Sekretet e dosjes/ Si kalonin milionat e Veliajt për ndërtim hotelesh

Ky është kurthi ku ai po na fton të biem të gjithë, duke bërë sikur harron se rolit të tij si kryqëtar kundër berishizmit i ka ardhur fundi. Ai tashmë gjendet në një tjetër pozicion: të japë llogari parpara atyre që dyshohet se iu ka zhytur duart në xhepa. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Ajo çka SPAK fsheh në dosjen e Elbasanit

Po të bëhet një llogaritje e pasqyrimit mediatik të  “goditjes spektakolare”, që SPAK ndërmori ndaj  bandës së Suel Çelës në Elbasan, vërehet me lehtësi një ano...

15:19

Pjellat zvarranike të reformës në drejtësi

Zakonisht regjimet autokratike mbështeten në dy grupime njerëzish: tek kamikazët, që janë gati të hidhen në zjarr për ti shërbyer dhe tek skuthët të cilët i për...

12:24

Kur Rama ankohet se fajin e ka Tik Toku

Kryeministri- artist shpalli sot përpara shqiptarëve dilemën e tij të madhe nëse duhet të vendosen filtra sigurie për rrjetet sociale apo duhet marrë një vendim...

15:29

Standarti i dyfishtë i seksizmit tonë

Para pak ditësh drejtuesja e komisionit hetimor të tenderit të sterilizimit, Albana Vokshi u vu në qendër të kritikës publike për trajtimin që i bëri ish – mini...

12:55

Fitorja e Trump, një kthim në normalitet?

Çfarë nënkupton zgjedhja triumfale e Donald Trump, fillimisht për Amerikën dhe pastaj për botën? Është ende shumë herët për të kuptuar plotësisht të gjitha p...

11:31

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI