Flash

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, përplasen dy automjete

Lapsi.al 10 December 2024
Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, përplasen dy automjete

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 06:20 në aksin Librazhd-Elbasan. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Xibrakë të Njësisë Administrative Bradashesh ku u përshi një automjet tip “Skoda” që drejtohej nga 54-vjeçari, Ilirjan Kllogjeri si edhe automjeti tip “Toyota” me drejtues 35-vjeçarin Vullnet Kazia nga Peshkopia.

Si pasojë e aksidentit automjetet janë dëmtuar pothuajse plotësisht, ndërsa drejtuesit e tyre kanë mbetur të plagosur rëndë teksa janë dërguar në repartin e kirurgjisë së Spitalit Rajonal të Elbasanit për trajtim mjekësor. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe paraprakisht dyshohet se moti i keq dhe mos respektimi i rregullave të shpejtësisë së qarkullimit në këtë aks mund të kenë qenë shkaqe për aksidentin.

Të këshilluara

I dënuari 73-vjeçar humb jetën në QSUT

Një i dënuar humbi jetën në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) në Tiranë. Ditën e djeshme ka humbur jetën 73-vjeçari Namik Paja, ba...

07:07

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI