Flash

50 Cent sulmon Jay Z pas akuzës për abuzim

Lapsi.al 10 December 2024
50 Cent sulmon Jay Z pas akuzës për abuzim

50 Cent sulmoi  ay-Z në Instagram të hënën kur themeluesi i ROC Nation shkoi në premierën "Mufasa: The Lion King" pasi u akuzua për përdh*nimin e një vajze 13-vjeçare 20 vjet më parë.

Jay-Z-emri i vërtetë i të cilit është Shawn Carter-pozoi në tapetin e kuq së bashku me gruan e tij Beyoncé, 43 vjeç, vajzën e tyre Blue Ivy, 12 vjeç dhe vjehrrën e tij Tina Knowles, 70.  50 Cent ndau fotografi të familjes së famshme në ngjarjen në Instagram, duke shkruar, "Jay është si : "Okay ata më akuzuan që unë abuzova me një fëmijë por ne le të vishemi  dhe të shohim Mufasa lol." Që atëherë ai e ka fshirë postimin.

Me kalimin e viteve, 50 Cent ka sulmuar  Sean "Diddy" Combs, i cili është emëruar në padinë e përdhunimit së bashku me Jay-Z.

50 Cent madje është duke bërë një dokumentar të Netflix në lidhje me akuzat e sulmit seksual kundër Combs, 55, i cili u arrestua në shtator. Gjyqi i tij është planifikuar të fillojë në maj 2025.

Jay-Z dukej i pashqetësuar nga akuzat në premierën për filmin Disney të hënën. Këngëtari i  "Empire State of Mind" iu drejtua gjithashtu gruas së tij dhe tre fëmijëve, duke thënë: "Ndihem zemërthyer vetëm për familjen time".

Të këshilluara

Golden Globe 2025: Lista e nominimieve

Nominimet për çmimet Golden Globe 2025, duke nderuar më të mirët e filmave dhe shfaqjeve televizive të vitit, u shpallën të hënën në mëngjes nga Mindy Kaling dh...

19:32

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI