Flash

“Stop çmendurisë”/ Trump i ashpër me Putinin: Lufta në Ukrainë duhet të marrë fund

Lapsi.al 9 December 2024
“Stop çmendurisë”/ Trump i ashpër me Putinin: Lufta

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump i ka bërë thirrje homologut rus Vladimir Putinit që të arrijë të gjejë një zgjidhje të menjëhershme për t’i dhënë fund luftës me Ukrainën. Ende pa marrë zyrtarisht detyrën Trump ka filluar të angazhohet në çështjet e politikës së jashtme.

“Është koha për të vepruar. Zelenskyy e Ukraina do të donin të bënin një marrëveshje dhe të ndalonin çmendurinë. Unë e njoh mirë Vladimirin. Është koha e tij për të vepruar. Kina mund të ndihmojë. Bota është duke pritur”, ka deklaruar Trump.

Ai bëri thirrje për “një armëpushim të menjëhershëm”, teksa shtoi se “negociatat duhet të fillojnë”.

Trump ritheksoi se ishte i hapur për reduktimin e ndihmës ushtarake të SHBA për Ukrainën. Por, ai përsëri paralajmëroi se SHBA mund të largohet nga NATO nëse vendet e tjera anëtare nuk arrijnë të rrisin kontributet e tyre.

Të këshilluara

Bie Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad

Ndërsa diktatori Bashar al-Assad u largua papritur nga Siria, turmat hynë në pallatin presidencial dhe plaçkitën sendet e tij. Sipas raportimeve, mbretërimi ...

13:01

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI