Flash

Statistikat: Kredia në euro po i rikthehet rritjes

Lapsi.al 9 December 2024
Statistikat: Kredia në euro po i rikthehet rritjes

Kredia në euro i është kthyer rritjes në 2024. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit tetor kredia në monedhën europiane arriti vlerën e barasvlershme të 325.8 miliardë lekëve. Kredia në euro është rritur me 7.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë, rritja e paraqitur në lekë është tkurrur ndjeshëm nga efekti i kursit të këmbimit. Këtë vit leku ka vijuar të forcohet ndaj euros. E zhveshur nga efekti i kursit të këmbimit, rritja vjetore e portofolit të kredisë në euro do të ishte afërsisht 13%.

Rritja e kredisë në euro këtë vit mund të shpjegohet me disa faktorë. Së pari, kreditimi i ekonomisë në të gjitha monedhat e ka shpejtuar ndjeshëm rritjen në 2024. Statistikat tregojnë se rritja vjetore e portofolit të kredisë për ekonominë ka arritur nivelin më të larta në lart në më shumë se 15 vjet. Rritja me ritme relativisht të larta të ekonomisë dhe gjendja e mirë e bilanceve të sektorit bankar kanë mbështetur përshpejtimin e kreditimit të sektorit privat.

Një faktor që e ka ndikuar në mënyrë më specifike kreditimin në euro është rimëkëmbja e kreditimit të biznesit. Kredia për biznesin këtë vit po rritet me ritme të shpejta, veçanërisht në segmentin që lidhet me financimin e blerjes së pasurive të paluajtshme. Duke qenë se kërkesa për kredinë në euro në pjesën më të madhe vjen nga bizneset, rritja e kreditimit në këtë segment të tregut ka ndikuar edhe në rritjen e kredisë në euro.

Gjendja e likuiditetit në euro e sektorit bankar është mjaft e mirë, e mbështetur nga rritja me ritme dyshifrore e depozitave në monedhën europiane gjatë viteve të fundit. Ky faktor e ndikon pozitivisht edhe ofertën për kredi në euro. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia në euro për bizneset është rritur me 13% me bazë vjetore. Nëse shtojmë edhe efektin e kursit të këmbimit, rritja e kredisë për biznesin në monedhën europiane do të shkonte në rreth 19%.

Një faktor tjetër që ka ndikuar pozitivisht kërkesën për kredi në euro është edhe rënia e normave të interesit. Duke filluar nga mesi i vitit 2022, normat e interesit të euros kishin filluar një rritje të shpejtë, duke ndjekur linjën e politikës monetare të Bankës Qendrore Europiane (ECB). Kjo solli një frenim të fortë të kreditimit në euro në 2023.

Në fund të vitit 2023, portofoli i kredisë në euro ishte në rënie në 6.7%, megjithëse në një masë të madhe rënia u përcaktua edhe nga efekti i kursit të këmbimit. Por, rritja e normave të interesit arriti pikun në shtator 2023, ndërsa që nga mesi i këtij viti ECB-ja ka nisur uljen e tyre. Kjo po reflektohet edhe në normat e interesit në tregje. Treguesi kryesor benchmark, Euribori, ka prekur nivelet më të ulëta në dy vitet e fundit. Në këto kushte, kredia në monedhën europiane po bëhet përsëri e leverdishme./ Monitor

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI