Flash

Shpërthim në një fabrikë në zonën e Firences, dy të vdekur

Lapsi.al 9 December 2024
Shpërthim në një fabrikë në zonën e Firences, dy

Një shpërthim i fuqishëm ka nodhdur në një fabrikë Eni në zonën e Firences.

Mediat italiane raportojnë se njarja ka ndodhur rreth orës 10.20 të mëngjesit të sotëm dhe për momentin dy persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa të paktën shtatë kanë mbetur të plagosur, dy në gjendje kritike për jetën.

Zhurma e shkaktuar nga shpërthimi është dëgjuar deri në një kilometër larg vendit ku ndodhet uzina Eni. Disa impiante industriale në zonë u goditën nga vala goditëse e shpërthimit i cili theu xhamat e disa ndërtesave.

Kolona e lartë e tymit që del nga magazina, e shkaktuar nga zjarri i shkaktuar pas shpërthimit, është e dukshme edhe nga bashkitë fqinje dhe trafiku në autostradën A1 është mbyllur në të dy drejtimet në lartësinë e kryqëzimit Calenzano, ndërsa transporti hekurudhor në seksioni midis Prato Centrale dhe Florence Castello u pezullua pasi iu nënshtrua ngadalësimeve, vonesave dhe anulimeve.

Autoritetet nuk bëjnë me dije se përse ka ndodhur ky shpërthim, teksa banorëve iu është kërkuar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të mbajnë dritaret mbyllur.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI