Flash

Të dënuar për përdhunim e drõgë, kapen në Rinas dy turq dhe një shqiptar

Lapsi.al 9 December 2024
Të dënuar për përdhunim e drõgë, kapen në

Tre persona kanë rënë në pranga nga Policia Kufitare në Rinas. 2 turq do të ekstradohen drejt Gjermanisë dhe Turqisë, ndërsa një shqiptar u kap pasi është dënuar me 5 vite burg për drogë.

Njoftimi:

Ndalohen me qëllim ekstradimi në Turqi dhe në Gjermani, 2 shtetas turq, të dënuar për marrëdhënie seksuale me dhunë dhe prodhim/shitje narkotikësh.

Gjithashtu po nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas është kapur në hyrje edhe një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim i dënuar me 5 vjet burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i verifikimeve dhe intervistimeve në hyrje/dalje, të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare të Rinasit, si dhe si rezultat i koordinimit të punës ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe strukturave homologe në Turqi dhe në Gjermani, u arrestuan provizorisht shtetasit e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

-Burak Kara, 38 vjeç, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, pasi është dënuar në vitin 2022, nga Gjykata e Mesinit, Turqi, me 8 vjet e 4 muaj burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë. Nga dënimi, 38-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet, 6 muaj e 21 ditë burgim;

-Metehan Tutungu, 25 vjeç, u ndalua në dalje të Shqipërisë, pasi është dënuar në vitin 2023, nga Gjykata e Aschaffenburg, Gjermani, me 6 vjet e 6 muaj burgim, për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Vijon bashkëpunimi me homologët, për finalizimin e procedurave për ekstradimin e 2 shtetasve, në shtetet ku janë dënuar.

Gjithashtu po nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas është kapur dhe vënë në pranga shtetasi Orgen (Mariglen) Bushpreni, 40 vjeç, banues në Laç. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI