Flash

Moti i keq, disa fshatra në Kuçovë pa energji elektrike

Lapsi.al 9 December 2024
Moti i keq, disa fshatra në Kuçovë pa energji elektrike

Mbrëmjen e dielës është rikthyer moti i keq me shiu dhe erë të fortë. Stuhitë kanë vijuar përgjatë natës së djeshme duke shkaktuar probleme me energjinë elektrike në disa zona.

Raportohet se disa fshatra në Skrapar dhe Kuçovë ka patur ndërprerje të energjisë elektrike. Në rrethin e Kuçovës janë dëmtuar 6 kabina elektrike, duke lënë pa energji prej orëve të para të mëngjesit rreth 200 abonentë në zonën Gegë-Frashër.

Ndërkohë, si pasojë e erërave të fortë, OSHEE në Berat njofton se është dëmtuar fidri nr.9 në nënstacionin e Çorovodës, duke lënë pa energji elektrike rreth 40 abonentë. Mësohet se fshatrat e thella malore: Leshenje, Potom, Kostren e Tomorr kanë mbetur pa energji prej disa orësh.

Burimet zyrtare të OSHEE-së Berat, konfirmojnë se ekipet ndodhen në terren dhe po vijojnë punën për të riparuar linjat dhe kabinat e dëmtuara, me qëllim kthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI