Flash

Dimal/ Humb jetën pasagjeri pas përplasjes së dy automjeteve, arrestohet shoferi

Lapsi.al 9 December 2024
Dimal/ Humb jetën pasagjeri pas përplasjes së dy automjeteve,

Policia ka arrestuar shoferin 33-vjeçar pas një aksidenti të rëndë në Dimal, ku u përfshinë dy automjete dhe humbi jetën një 78-vjeçar. Raportohet se mjeti ku udhëtonte i riu u përplas me makinën me drejtues 41-vjeçarin me iniciale A. G., ku udhëtonte viktima.

“Arrestoi në flagrancë shtetasin A. T., 33 vjeç, banues në Dimal, pasi mbasditen e djeshme duke drejtuar mjetin e tij tip “Hyundaj”, është përplasur me mjetin tip “Seat”, me drejtues shtetasin A. G., 41 vjeç, banues në fshatin Skrevan, Dimal. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë në spital shtetasi S. G., 78 vjeç, banues në fshatin Skrevan, Dimal, i cili ishte pasagjerë në mjetin tip “Seat”,”- njoftoi policia.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI