Flash

Berisha njofton datën e protestës së radhës në Tiranë

Lapsi.al 9 December 2024
Berisha njofton datën e protestës së radhës në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se mosbindja civile e opozitës do të vijojë në datën 23 dhjetor në Tiranë. Në konferencën për shtyp nga selia blu, Berisha tha se kjo do të jetë protesta më e fuqishme mosbindje civile në kryeqytet.

Ai shtoi se modalitetet e kësaj mosbindje do përcaktohen nga grupi përgjegjës, por opozitarët dhe demokratët nga mbarë Shqipëria dhe kudo që ndodhen në botë, duhet të bashkohen me 23 në një mosbindje civile, sipas tij që duhet të ketë fuqinë e elektroshokut.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Siç e shihni, kjo rezolutë e votuar me unanimitet të plotë në Uashington është një mbështetje e fuqishme jo vetëm për PD-në, por është një mbështetje e fuqishme për çdo shqiptar që aspiron të jetojë në një vend të lirë dhe demokratik, që zhvillon zgjedhje të lira dhe jo në një narkoshtet. Rezoluta lë mënjanë gjuhën me kuptime, por i thotë gjërat troç, shqip në mënyrë që çdo shqiptar ta kuptojë se IDU qëndron në anën e tyre, por edhe një damkosje e Edi Ramës, është Edi Rama në rreth të kuq para të gjitha kancelarive dhe institucioneve demokratike në botë.

Rezoluta mbështet aspiratat e Shqipërisë për integrim në BE, por përcakton se ky proces kalon në një seri kushtesh. Kjo është rezoluta e tretë në hark kohor nga data 16 nëntor gjer para dy ditësh. Kjo është unike. Çfarë do të thotë kjo? Si ka mundësi tre rezoluta në më pak se një muaj? Do të thotë se situata është jashtëzakonisht alarmante në Shqipëri. Pra, kemi të bëjmë me një situatë alarmante, të patolerueshme. Kurrë ndonjëherë nuk do votoheshin tre rezoluta në më pak se një muaj për një vend.

Por, janë ndërgjegjësuar partnerët tanë se kanë të bëjnë me një narkodiktator që nuk ndjek asnjë rregull përveç interesave të pushtetit të tij. Pra, të themi atë që është, Edi Rama është në rreth të kuq. Por këto rezoluta, ndonëse janë një ndihmë shumë e madhe për opozitën dhe popullin shqiptar, janë një detyrim madhor për opozitën shqiptare si forca e vetme politike për të çliruar Shqipërinë nga kjo diktaturë. Diktatura rrëzohet ose me lëvizje të armatosur siç dje me diktatorin gjakatar Bashar Al Asad, ose me mosbindje civile.

Opozita shqiptare ka zgjedhur mosbindjen civile si rrugën kryesore, të vetme për të çliruar shqiptarët nga narkodiktatori dhe diktatura e tij që kërkon të marrë njëlloj si Lukashenko mandatin e katërt, të grabisë mandatin e katërt. Ndaj dhe data 23 dhjetor do të jetë dita e mosbindjes më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria gjer sot. Modalitetet e kësaj mosbindje do përcaktohen nga grupi përgjegjës, por opozitarët dhe demokratët nga mbarë Shqipëria dhe kudo që ndodhen në botë, duhet të bashkohen me 23 në një mosbindje civile që duhet të ketë fuqinë e elektroshokut për regjimin narkodiktatorial të Edi Ramës.

Duke e mbyllur çështjen e rezolutave, shpreh mirënjohjen më të thellë ndaj kryetarëve, kryeministrave, presidentëve, kryetarëve të partive anëtare të këtyre organizatave, që me një shpejtësi të rrufeshme votuan në një hark kohor në më pak se katër javë tre rezoluta kushtuar Shqipërisë, duke faktuar kështu se Shqipëria është bërë problem madhor për vendet ku ato qeverisin ose ku janë në opozitë, pra për mbarë botën më shumë se çdo vend tjetër.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI